Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Po mbërrinë Prangat me çelik special nga SHBA: Dridhen ishët dhe zyrtarët e lartë shqiptar

Po mbërrinë Prangat me çelik special nga SHBA: Dridhen ishët dhe zyrtarët e lartë shqiptar

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

gentaDëshmitë po mblidhen, kupola e jashtëqitjes po fillon të dridhet!
Ardhja e Arvizusë më sjell në mëndje ngjarjet gjatë periudhës së tij kaq të turbulluar dhe plot skandale. Më kujtohet kur i bënin shantazhe kupola e jashtëqitjes për vidjo pikante në mënyrë që të tërhiqej nga qëndrimet e tij kundër kupolës së jashtëqitjes. Gjithashtu është një dëshmitar i mirë i periudhës kur ishte ambasador, dhe i njeh me dhëmbë e dhëmballë politikanët kryesisht pd lsi të cilët me materiale mbanin njëri tjetrin peng. Me të drejtë do thoni, ç’gomarlliqe nxjerr nga goja, do kërcënonin këta amerikanët, ambasador dhe agjentë. Keni shumë të drejtë ky budalliku dhe naiviteti juaj i të kuptuarit politikë dhe dipllomaci ju ka lënë të rrini duarkryq e të ngopeni me një grusht miell të hidhur. Por nga ana tjetër e quanit aftësi, politikan saliun kur e bëri arvizun zap ta quante “burr shteti” pas vrasjeve në bulevard. Politika dhe dipllomacia ka disa shkallë veprimi e manovrimi kur ti kuptoni sesi funksionojnë mbase do i mundni shtrigat e politikës suaj. Rastësi që vjen pikërisht tani kur reforma e drejtësisë është zyrtarisht e publikuar në faqen zyrtare dhe në prag të ligjeve plotësuese. Kur të filloni të lini mënjanë hartimet dhe retorikën boshe të gjithë së bashku media, gazetarë, opinionistë e anal-istë mbase do kuptoni sesi mund të dilni nga kjo situatë që keni dënuar veten tuaj në të ashtuquajturën teori politike pa krye e fund. Kur të bëni lidhjet e copave të mozaikut mbase në ato mëndjet tuaja pa tegel mund të llogjikoni se çpo ndodh në politikën dhe nëntokën e vendit tuaj. Ish ambasadori me stafin e tij janë dëshmitarët e parë për çështjet e mëdha që djegin shumë politikanë në vend nga të gjitha palët kryesisht pd lsi që janë të lyer kok e këmb me gjak e ndyrësi. Rastësitë nuk ekzistojnë te shtetet që kanë programe, axhenda, profesionalizëm dhe kalkulime për çdo veprim dhe kundërveprim. Rastësia është për qylaxhinjtë dhe sahanlëpirësit që dalin çdo mëngjes rrugëve, zyrave dhe kafeneve se mos peshkojnë ndonjë rast për tu paguar rakinë ose mezenë e ditës. Këta individë dhe shoqëri, shtete që funksionojnë në mënyrë të tillë e kanë të sigurtë zhdukjen e tyre në rrjedhën e kohës. Janë shumë çështje që ish ambasadori ka ardhur të vendosi pikat mbi i, për të cilat politika vendase ka filluar të ndjej tronditjet e para të reformës në vend. Gjithçka do mbahet shënim, çdo shkelje në çdo shkallë të saj, abuzime, shpërdorim i politikës, dipllomacisë, agjenturës, shërbimeve sekrete, influencës, shantazheve, kërcënimeve, blerjes së përkrahjes, për përfitime petsonale, por paraqitej si politikbërje. Gjithçka do pasqyrohet në vendin dhe kohën e duhur. Parimi i suksesit individual, shtetëror dhe privat bazohet në një shprehje themelore që vihet re në të gjitha kohërat; ‘Kohën mund ta falin, por borxhin s’ta fal njeri.’
Shqetësimi është i madh aq sa janë pikpyetjet e publikut, por të përfshirët e kësaj katrahure janë në dijeni dhe situata nuk është në favor të tyre. Shprehja e duhur për ta është, ‘siç shtruan le të flenë’ në birucat e burgjeve që ngritën përgjatë pushtetit të tyre. Së shpejti reforma do marri formë dhe jetë. Jeni lodhur duke shpresuar, në fakt nuk keni shpresuar kurrë, sepse keni qënë pjesë e mekanizmave të korrupsionit dhe dorëzimit ndaj përfitimeve, pasivë ose keni dezertuar nga vendi për limane(porte/vende) të tjera duke hedhur një gur pas.
Të fala nga celula. Mos harroni, Vëzhgoheni, monitoroheni. Kujdes.

About The Author

Related posts