Maj 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pse Fatos Klosi u trembet listave të SHBA për arrestimet e zyrtarëve të lartë!?

Pse Fatos Klosi u trembet listave të SHBA për arrestimet e zyrtarëve të lartë!?
KMA NEWS / Deklaratat e SHBA dhe BE, përmes ambsadorit amerikan në Tiranë dhe komisionerit Johanes Hahn për zyrtarë të korruptuar në Shqipëri, për shumë shqiptarë kanë bërë bujë si deklarata të forta, por për ish-kreun e SHIK-ut Fatos Klosi nuk janë serioze, madje tallëse nëse në to nuk përmenden emrat e “peshqve të mëdhenj”, siç i ricilësoi ai pas deklaratës së fundit të komisionerit Hahn.
Pas këtyre deklaratave të forta të ShBA dhe BE, ka reaguar ashpër ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi i cili veç kritikës kërkon nga autoritetet e larta të Washingtonit dhe Brukselit që të nxjerrin emrat e përveçëm të peshqëve të mëdhenjë dhe veprat penale të tyre.
Është e pakuptueshme se si një ish zyrtarë i lartë i shtetit shqiptar të kërkoj nga Amerika dhe BE të deklaroi emra të përveçëm dhe veprat penale të tyre, në një kohë që ata nuk janë organ hetimorë i Shqipërisë apo përfaqësues të prokurorisë shqiptare.
Në këtë rast, ose kemi të bëjmë me një gabim trashanik të Klosit, ose vetë ish kreu i SHIK-ut, ka frikë dhe do të sigurohet nëse ndodhet emri i tij në listën amerikane, si dhe emrat e miqësve të tij kryesisht nga radhët e LSI.
Klosi thotë se ndërkombëtarët duhet të thonë emrat dhe veprat penale që rëndojnë mbi ta.
Ja deklarata e ish kreut të SHIK-ut: 
“Kjo është absurde! SHBA dhe BE po tallen me ne! Nëse Brukseli ka emra le t’i nxjerrë. Kur dalin dhe kërkojnë arrestime, në rradhë të parë duhet të flasin me emra konkretë. Për çfarë I kanë hyrë kësaj pune nëse duan ta bëjnë vërtet? Është budallallëk është e turpshme! Nuk duhet të flasin kot, por të thonë emrat e peshqve të mëdhenj”, madje sëbashku me veprat penale që kanë bërë”, shprehet ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi në një prononcim për gazetën Sot.
Johanes Hahn lëshoi mesazhin e fortë tre ditë më parë duke thënë se ka ardhur koha që në Shqipëri të kapen “peshqit e mëdhenj”, jo vetëm të vegjëlit.

About The Author

Related posts