Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Reagent të skaduar rrezik për shëndetin publik, asnjë kontroll e përgjegjsi

Reagent të skaduar rrezik për shëndetin publik, asnjë kontroll e përgjegjsi
  • KMA NEWS

     Genta Kaloçi Skënderi

    Sistemi fajtor me politikanë kriminelë dhe therrtore masive në vend të shëndetsisë/mjeksisë inekzistente. Me mamanë duke parë top story dëgjojmë traplliqet e prof doktor Glozhienit i cili ndër ato që tha, përmendi; “ne në mbledhje e thamë edhe midis njëri tjetrit se po të ishte ndonjë mjek më i ri do ishte ‘më keq’ situata”. Këtu hidhet laburante sofiçka dhe thotë; “më keq se kaq ku do shkonte, do vdiste dhe doktori, se aty s’ngeli njeri gjallë”. Ore i mendoni ato që nxirrni nga goja apo jo? S’paska eco, ekg në urgjencën e maternitetit, i keni kërkuar nga ministria? Kush i hëngri lekët e aparaturave? Kush i vjedh lekët nga të sëmurët që i dërgoni në klinikat tuaja për tu zbrazur xhepat.? Ndër të tjera dua të shtoj një fakt tronditës për nivelin e shëndetsisë, analizave dhe diagnostikimit në vend. Pas ardhjes tonë nga athina, mami punoi në një klinik private si laburante, dhe problemi ishte se reagentët kimik ishin të skaduar, vinin pacientë që i dërgonin mjekët nga ambulanca qëndrore te prokuroria e përgjithshme, të cilët merrnin përqindje për çdo analizë nga klinika. Mami e shqetësuar për analizat që do dilnin të pasakta iu drejtua klinikës për problemin dhe çuditërisht i thanë; ‘Sofi, jemi privat, kemi dalë për fitim iku koha e moralit dhe shtetit. Kjo ishte një problematik që sillte rezultate jo të sakta të analizave të cilat pastaj nuk japin diagnoza të sakta dhe si pasojë mjeku nuk arrin dot në kohë të marri masat për parandalimin nëpërmjet kurës dhe përcaktimit të saktë të diagnozës. Krimi profesional i bluzave të bardha ka arritur kulmin. Ky sistem i shkatërruar nga treshja qeveritare e partive politike pd lsi ps sipas përgjegjsive duhet të përgjigjen të gjithë përpara drejtësisë. Dalim prapë te reforma e drejtësisë, gjithçka fillon e mbaron me drejtësinë në një vend për të ruajtur jetën e individit dhe të drejtat bazë të tij. Sistemi i shëndetsisë është kalbur nga të gjithë ministrat e pd-së dhe lsi-së të cilët në b/punim me drejtorët dhe shefat e reparteve aktual që janë kryesisht të lsi-së kanë rrënuar gjithçka në kurriz të shëndetit publik. Të gjithë hallkat janë përgjegjës për situatën aktuale, të gjithë pa përjashtim duhet të mësojnë të përballen me përgjegjësitë e tyre profesionale dhe jo të fshihen pas partive politike pd lsi në mënyrë që të ruajnë vendet e punës. Profesionistët e vërtetë të denjë dhe të aftë nuk kanë nevojë të fshihen pas protestave të urdhrit të mjekut dhe deputetëve alabakë të partive të treshes kriminale. Ata që janë me të vërtet të pafajshëm e tregojnë me punën dhe rezultatet e tyre që janë treguesit më të mirë për të parë cilët punojnë dhe si punojnë. Situata ku na ka katandisur politikat korruptive pd lsi në mungesë të shërbimit të shëndetit publik është maja e ajsbergut. Të gjithë mjekët në publik shkojnë vetëm për rrogën dhe vjedhjes së ilaçeve në b/punim me farmacitë dhe dërgojnë pacientët në klinikat dhe spitalet private të cilat janë therrtore lluksoze në pamje sipërfaqësore pa nivelin sanitar dhe pa përgjegjësinë profesionale të mjekëve. Çuditërisht na thonë sistemi e ka fajin, këtë sistem na shitët si më të mirë sesa ai sistem që kishim para 90ës ku kishim gjithçka të gatshme, dhe ku jeta e njeriut ishte vlerë e paçmueshme. Atëherë vërtet nuk dërdëllisnin kaq shumë gomarlliqe gazetarë, mjekë, deputetë, ish ministra e spitale therrtore, por strukturat shtetërore funksiononin direkt që nga prokuroria dhe hetuesia dhe çështja merrte drejtimin e duhur sipas drejtësisë pa marketingun e përmjerë. Ky sistemi juaj i dështuar paska qënë një krim me paramendim ndaj popullit që priste dhe dëshironte diçka më të mirë sesa ajo që menduan se nuk kishin me sistemin e shkuar ku vdekjet ishin në shifrat më minimale në vend dhe në rajon për sëmundje dhe në rang grup mosha të ndryshme. Ky krim i paramenduar i klasës politike në kurriz të shëndetit publik për 26vjet duhet të nxirren përpara drejtësisë për këtë zinxhir përgjegjsish të një rrethi vicioz që për të shpëtuar krijojnë alibi nëpërmjet korrupsionit galopant. Në të cilin janë të gjithë të përfshirë që nga roja e deri te shefat e politikës. Ka ardhur koha që të gjithë të shkojnë në stolin e të akuzuarit, gjithmonë bëhet shkak diçka, dikush që të pëllcasi qelbi i akumuluar çerekshekullor i sistemit tuaj të qelbur që na e shitët sapunin për djath. Po vjen koha që drejtësia do e ndaj shapin nga sheqeri. Së shpejti gjithsecili do korri atë që mbolli në këto vite rrumpalle. Koha mbaroi, drejtësia filloi!

About The Author

Related posts