Gusht 14, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Thellohet Skandali: Maturantët nuk mund të zgjedhin më shumë se 5 degë në fazën e dytë

Thellohet Skandali: Maturantët nuk mund të zgjedhin më shumë se 5 degë në fazën e dytë

KMA NEWS / Një tjetër kleçkë i bashkohet kaosit që po përjetojnë maturantët. Pasi nuk dolën fitues në fazën e parë, MASH, nëpërmjet një udhëzimi përcakton se në fazën e dytë, maturantët nuk do zgjedhin 10 preferenca, por vetëm 5. Minstria e Arsimit, vetëm dje bëri publik në faqen online, vendimin se në fazën e dytë dhe të fundit, studentët nuk do të mund të zgjedhin 10 degë, por vetëm 5 dhe më pas do të duhet të regjistrohen në 1 prej tyre.

“Kandidatët që aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë, për program të dytë studimi apo transferim studimesh, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi, përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim”, parashikohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, kandidatët që duan të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, afati i vendosur për ta bërë këtë është deri në datën 19 shtator. “Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, nga data 7 shtator 2016 deri në datën 19 shtator 2016”, parashikohet në udhëzim. Ministria e Arsimit ndërkohë ka njoftuar se në datën 20 shtator do të dalin kuotat e lira për pranime në universitete.

Kjo njëherësh është faza e dytë dhe e fundit që do të përcaktojë numrin e saktë të maturantëve që do të kenë mundësi të vijojnë studimet në arsimin universitar. Qeveria pretendon se në fazën e parë fitues janë maturantët e rezultate më të mira në arsimin e mesëm.

About The Author

Related posts