Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vatikani: Nga sot Nënë Tereza do të thirret Shënë Tereza

Vatikani: Nga sot Nënë Tereza do të thirret Shënë Tereza

KMA NEWS / Tani është zyrtare. Papa Françesku e ka shpallur shenjtore Nënë Terezën.

Vendimin për shpalljen e Nënë Terezës shenjëtore e ka bërë të ditur vetë Papa në ceremonië që është duke u zhvilluar në Vatikan, e që drejtohet nga ai vetë.

Shpallja e Nënë Terezës shenjtore është bërë në Sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ku ndodhen edhe personalitetet dhe udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga dita e sotme – e diele, 4 shtator 2016 – Nënë Tereza do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.

Ndërkohë, prej të premtes në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të humanistes shqiptare, ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë në meshën e Shenjtërimit të Nënës Tereze.

Praninë e kanë konfirmuar delegacione qeveritare nga e gjithë bota. Ndërsa, rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë janë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe.

Ceremonia e Shenjtërimit të Nënës Tereze si dhe mesha e Festës së Shenjtores Terezë, po transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndërkohë ceremoninë mund ta ndiqni live edhe përmes KMA News duke klikuar linkun më poshtë:

http://kma-news.com/2016/09/shikoni-ceremonine-madheshtore-te-shenjterimit-te-nene-terezes-ne-vatikan/

Buzëqeshja hyjnore e Nënë Terezës

Shën Nënë Tereza në ditën e kanonizimit na dhuron këtë testament. Gonxhe Bojaxhiu Nëna e buzëqeshjes hyjnore.

Sot Nënë Terezë shpallet Shenjte. Plot mirënjohje për figurën e emrin e saj të madh, që ua la trashëgim të gjithë besimtarëve katolikë e posaçërisht shqiptarëve, zgjodhëm për ne, sot, këtë rrëfim bazuar tek libri ‘Jeta ime’, që tingëllon si testament:

“Mundohem ta dua Zotin me gjithë vetveten.

Jam lëshuar plotësisht në duart e tij, me gjithë të metat e mia e mungesat e mia.

Ai më pranoi si nusen e vet, me ngrohtësi e dashuri të pakufishme.

Tashmë, për gjithë jetën, jam fati i Krishtit të Kryqëzuar.

Pranova të përfaqësoj të varfrit e mbarë botës: të padëshiruarit, të padashurit, të lënët pas dore, të keqtrajtuarit, të verbrit, të gërbulurit, të alkoolizuarit, të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, të gjithë ata që e kanë harruar ngrohtësinë e dashurisë njerëzore e takimin e njeriut me njeriun.

Jam thellësisht e bindur se e keqja më e madhe dhe vuajtja më e thellë burojnë nga braktisja e njeriut, që nuk duhet, që përbuzet, lihet pas dore, nuk vlen asgjë për askënd.

Nga ana ime mundohem t’u jap të varfërve, për dashuri, atë që të pasurit mund ta blejnë me para.

Unë nuk do ta kisha prekur kurrë me dorë një të gërbulur, edhe sikur të më paguanin një miliard dollarë. Ndërsa e bëj me kënaqësi për dashuri të Zotit.

Kur vërej si trajtohen të varfrit, e kuptoj më mirë trishtimin e Krishtit, që nuk pranohet nga të vetët.

Kush nuk i përfill të varfrit, vijon të mos e përfillë Krishtin.

Të varfrit na nderojnë, duke na lejuar t’u shërbejmë ditë natë, pa ndjerë kurrë lodhje.

Ushqimi shpirtëror që më mban në këmbë, është Mesha Shenjte.

Pa të nuk do të mund të vijoja rrugën që zgjodha as një ditë, madje as një orë.

Në Meshë Jezusi na paraqitet nën trajtën e bukës, ndërsa në lagjet e mjerimit e shikojmë dhe e prekim në trupat e gjymtuar, në fëmijët e braktisur.

Shpesh herë, kur mendoj sa pak jemi në gjendje të bëjmë, më pushton një trishtim i thellë.

Ajo që bëjmë, është vetëm një pikë uji në një oqean të pacak. Tepër e vogël, me një ndikim gati të pandjeshëm mbi pafundësinë e vuajtjeve njerëzore.

Por në se secili nga ne do t’i shërbejë Krishtit, atje ku e thërret, Eukaristia e të varfrit do të bëhen një dashuri e vetme!”.

Ganxhe Bojaxhiu:

Himni i jetës

Jeta është bukuri, admiroje.

Jeta është një shans, kape.

Jeta është lumturi, shijoje.

Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.

Jeta është detyrë, kryeje.

Jeta është lojë, luaje.

Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, ruaje.

Jeta është dashuri, dhuroje.

Jeta është mister, zbuloje

Jeta është premtim, plotësoje.

Jeta është trishtim, kaloje.

Jeta është himn, këndoje.

Jeta është betejë, pranoje.

Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është lumturi, meritoje.

Jeta është jetë, mbroje

CNN për Nënë Terezën

Sari i bardhe me vija blu është një veshje karakteristike për urdhrin e misionareve të Nënë Terëzës, ajo jo vetëm e adoptoi këtë veshje , por e bëri atë një ikonë të vërtetë të humanizmit.

Por e  dini cila është historia e veshjes së Nënë Terezës? Si u krijua? Ku prodhohet?

Në 1948 nëna e shenjtë shqiptare veshi për herë të parë sarin bardh e blu, thotë “CNN”.

Pas asaj që historia e ka përshkruar si një “takim me Krishtin” ajo udhëtoi për në Kalkutë për të shpërndarë mesazhin e shenjtë të bilblës dhe të ndihmonte të varfrit e të sëmurit atje.

Në 1958 ajo hapi një qendër vullnetare ku pacientët me lebrozë punonin dhe shëroheshin.

Sot, kjo është pikërisht qendra ku prodhohen sarit bardh e blu të Nënë Teresës, veshje të punuara me tezjak,  për të cilat tanimë dhjetra gra indiane punojnë  në mënyrë  të devotshme në këtë punishte.

punishtja nene tereza

Lebroza është një sëmundje vdekjeprurëse që sjell rënien e lëkurës,  e në atë kohë asnjë nga doktorët nuk donte të vizitonte një koloni të infektuar nga kjo sëmundje, por jo Nënë Tereza.

Ajo shkoi atje bashkë me furnizime të mëdha ilaçesh dhe i mësoi njerëzve si të bënin punëdore, një ndër to, edhe sarit bardh e blu që u kthyen në veshjen simbolikë të humanizmit.

Punëtorët në qendër tashmë prodhojnë sari për 4000 murgesha nga 133 shtete.

“CNN” transmeton se Nënë Teresa e krijoi këtë veshje sepse ajo nuk përfaqësonte asnjë sek fetar, përkundrazi, ngjante më shumë me veshjet e njerëzve të varfër.

About The Author

Related posts