Janar 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Luan Rama kendon me çifteli në ditëlindjen e deputetit Ylli Shehu

Luan Rama kendon me çifteli në ditëlindjen e deputetit Ylli Shehu
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Luan Rama njihet jo vetëm si politikan korrekt, porse si ish-gazetar me talent. Por së fundmi ka shfaqur edhe një talent tjetër, si kengëtar popullor.

Ka qene ditelindja e deputetit te LSI-se, Ylli Shehu, ne Buzemadhe te Kukesit ku Kryetari i Grupit Parlamentar te LSI-se, njeheresh dhe nenkryetar i kesaj partie, Luan Rama, ka mahnitur te pranishmit, duke kenduar me rapsodet e ftuar kenge me çifteli.

Ai eshte ulur kembekryq mes rapsodeve, ku spikat kengetari i njohur dibran, Sherif Dervishi, me te cilet Luan Rama kendon kengen popullore “Per Liri s’te fal Shqiptari”. Pamjet qe po ju bejme te njohura jane filmuar nga deputeti i LSI-se, Flamur Cela, i pranishem ne ditelindjen e deputetit Ylli Shehu.

Zakonisht politikanët në Shqipëri janë seriozë në pamje, bëjnë sikur digjen për hallet e popullit, ndaj dhe nuk janë shumëplanësh. Luan Rama, jep një tjetër pamje politikani. Ai jo vetëm di të gjejë gjuhën e popullit, porse di t’i prekë telat, e jo vetëm të çiftelisë.

Politikani duhet te jetë ai që është, jo të shtiret si prej akulli dhe i lodhur nga mendimet gjoja për hallet  e njerëzve. Natyrisht që ngjarja që po transmetojmë si video dhe lajm jep mesazh se populli ka nevojë të ulesh tek ai, gju me gju.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts