Dhjetor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Prokurorja shqiptare që i fut tmerrin Gruevskit (Video)

Prokurorja shqiptare që i fut tmerrin Gruevskit (Video)

KMA NEWS / Fatime Fetai, prokurorja speciale shqiptare që po bën të dridhen gjithë njerëzit e fuqishëm të Maqedonisë,  kohët e fundit është kthyer në idhull të femrave falë arritjeve të mëdha në karrierën e saj. Ajo nuk lindi një grua e fortë dhe pa kompromis, por për të arritur këtu ku është sot iu desh të kaloj një sërë sfidash e peripecish. Fatime Fetai është nënë e dy fëmijëve. Ajo ka lindur dhe është rritur në fshatin Negotinë të Gostivariit në një familje punëtore, shkruan Gazeta Lajm. Ajo është martuar në moshën 17 vjeçare por ky hap i saj në moshë kaq të re nuk e luhati besimin e saj se dontë arrijë t’ia dalë si në aspektin profesional edhe në atë personal.

“Periudhën e shkollës së mesme e kalova në fshatin Bogovinje në Tetovë, ku edhe u dashurova me një sykaltër. U martova në moshën 17 vjeçare, martesë e cila ende është gjallë faktike dhe legale, edhe ngjyra e syve vazhdon të jetë e njëjte”, thotë Fatime Fetai.

“Jam lindur si fëmijë i tretë si bija e Smiljanës dhe Nafiut. Në mjedisin ku unë u bëra nuse jeta ime martesore filloi me veshjen e teshave tradicionale, ose si i thonë nga ne “dimijave”. Me seriozitet e fillova jetën e amvisës. Vendosa ta drejtoj unë jetën jo jeta mua. Doja t’i tregoja vetes por edhe tjerëve se një grua edhe në atë mjedis koservativ, paramendoni në atë kohë edhe të mbash syze dielli shikohej si gabim i madh. Pra një edhe grua që vjen edhe nga ai mjedis nëse ka dëshirë të pastër para saj nuk qëndron asnjë kufi që e ndalon të arrij qëllimet  e saj”, shprehet Fatime Fetai.

32 vjeç, kjo shqiptare brune me flokë të krehura drejt, që ngjan më shumë në pamje me gratë që jetojnë në anën tjetër të Vardarit, sesa me gratë tradicionale të Tetovës, që flet po aq mirë sllavisht sa edhe shqip, nuk është një surprizë.

Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.

Në vitin 2011, u zgjodh si Prokurore në Shkup. Në këtë institucion punoi deri në fund të vitit 2015, kur mori detyrën në Prokurorinë Speciale.

Ajo u regjistrua në fakultetin e drejtësisë në Shkup si studente e çrregulluat. Pasi përfundoi dy vitet e para të studimeve erdhi në jetë fëmija saj i parë. Pa hyrë në detaje Fatime Fetai tregon se sa e vështirë është t’i përballosh gjithë këto në të njëjtën kohë. Megjithëse ajo nuk dorëzohet. Pasi përfundon studimet fillon të punojë si vullnetare në Gjykatën Themelore në Tetovë. Në moshën 26 vjeçare Fetai u përzgjodh të jetë pjesë e Prokurorisë Publike në Shkup. Ajo përzgjedhjen në këtë institucion e quan fat të madh pasi pikërisht nga këtu vazhdoi rrugën e saj në Prokurorinë Speciale Publike. Tani ajo është një ndër personazhet kryesore në institucionin që mbron fuqishëm drejtësinë në vend.

Prokurorja speciale sapo u emërua u vu përballë ish kryeministrit Gruevski, përballë ish ministers së brendëshme, antishqiptares Jankullovska dhe zyrtarëve të lartë të VMNRO-DPMNE-së.

Shkak u bë aktakuza e ngritur nga prokuroria speciale ku figuara të larta akuzoheshin për vjedhjen e zgjedhjeve. Me gojën e saj Fatime Fetai, shpalli emrat e njerëzve që po hetoheshin në atë që tani njihet si operacioni “Titanik”. Aty përpos Gordana Jankullovskas, ish – ministre e punëve të brendshme, gjendesjin edhe Mile Janakieski, ish – ministër i transportit dhe sekretari i Qeverisë, Kiril Boxhinovski. Fetai pretendon se ata mundë të denohen deri në tre vjet për bashkëpunim në krim, thyerje të së drejtës së votës, blerje votash, zhdukje të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim mjetesh për kampanjë zgjedhore në vitin 2012.

“Në këtë luftë hyra kur djali im i dytë ishte vetëm 4 muajsh. Këtë moment nuk e theksoj rastësisht, por e përmend që të jetë një motivim për të gjitha ato femra të cilat lindjen e fëmijëve e shikojnë si pengesë për të ecur përpara në karrierë”, tregon Fetai.

Kaq mjaftoi që në pak muaj, ajo të fitojë aureolën e një ylli. Ajo zë tani faqet e para të gazetave shqiptare në shtetin fqinjë. Shtypi maqedonas po e paraqit atë si një heroinë të filmit “Troja” e cila e veshur me kostume të antikitetit (foto poshte), po shndërrohet në tmerrin e politikanëve më të lartë maqedonas. Kaq i fortë ka qenë ndikimi i saj sa ajo ka marë mbi vete gjithë helmin e nacionalistëve antishqiptarë në Maqedoni. Rrjeti gëlon nga videot e montuara kundër saj (shiko poshtë)

6

Fetai apelon tek të gjitha gratë që të mos përkulën para pengesave dhe vështirësive por t’i marrin ato thjeshtë si sfida. Ajo rrëfimin e saj e përmbyll me një mesazh shumë domethënës: Mos u mundoni të jeni më të mirë se të tjerët gjithmonë duhet të jemi versioni më i mirë i vetës tonë.

About The Author

Related posts