Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha: “Një kryetari partie iu ofruan 500 mijë euro të regjistrohet në zgjedhje”

Basha: “Një kryetari partie iu ofruan 500 mijë euro të regjistrohet në zgjedhje”

KMA NEWS / Në çdo zgjedhje përflitet për kandidatë për deputetë që kanë paguar shuma marramendëse për të qenë në lista. Por në këto zgjedhje ka ardhur një denoncim krejt ndryshe dhe i habitshëm. Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se një kryetari partie i janë ofruar 500 mijë euro për të marrë pjesë në zgjedhje, në një kohë kur opozita ka refuzuar të jetë pjesë e procesit.

“Ky pazar tregon dhe njëherë se sa poshtë ka rënë demokracia shqiptare, se si është zëvendësuar mundësia për të diktuar me votë qeverisjen e vendit. KQZ, kjo vegël e pavlerë i pranoi me 24 orë vonesë listat e pazarit të peshkut të Edi Ramës, Ilir Metës, Shpëtim Idrizit dhe një tufe mercenarësh. Republika e vjetër, kupola kriminale në pushtet, dje gjatë gjithë ditës ofroi shuma të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit popullor të 18 shkurtit. 500 mijë euro iu afruan një kryetari partie për t’u shkëputur nga opozita dhe ky vendim popullor dhe për t’iu bashkuar komplotit të politikës së vjetër. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve potencialë të partive aleate. Ata thanë jo. Askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Edi Ramës, Ilir Metës me shokë”, tha Basha duke folur nga çadra e protestës.

Pyetja që lind është se me dhjetra qytetarë janë përballur me drejtësinë pse kanë ofruar 5 mij leksha (monedhë shqiptare) për të marrë një provim, ndërkohë akuzohet mbrojtësi i ligjeve qeveria me oferta 500 mij euro dhe nuk bëhet asnjë denoncim nga akuzuesi dhe nuk merret as një hap ligjorë nga prokuroria që e ka për detyrë të filloj menjëherë hetimin. Ky është shteti shqiptar!

About The Author

Related posts