Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha nuk e ka seriozisht qeverinë teknike, por sabotimin e reformës në drejtësi

Basha nuk e ka seriozisht qeverinë teknike, por sabotimin e reformës në drejtësi

KMA NEWS / Rama, Meta, Berisha dhe Basha, kujdes ku ju çon Mushka! Shqipëria është e Shqiptarëve.

Të gjithë shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtar e kanë kthyer vështrimin tek kriza politike në Shqipëri. Por Lulzim Basha mesa duket nuk e ka aq seriozisht sa çe mendoim. Basha nuk është për rrëzimin e Ramës dhe për një qeveri teknike, por në bashkëpunim me Ramën, Metën dhe Berishën po përpiqet me çdo çmim sabotimin e reformës në drejtësi. Nuk kanë se si të miratojnë dhe të zbatojn një reformë që monitorohet nga ndërkombëtarët, pasi kjo veç konfiskimit të parave dhe pasurive marramendëse të vendosur përmes korrupsionit do tu rrezikonte edhe prangat.

Po morim vetëm një fakt se si Basha është kundër qeverisë teknike!

Ben Blushi propozoi sot një mocion votëbesimi për qeverinë Rama. Ai i bëri thirrje me emër drejpërdrejt Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Por nuk ka vonuar përgjigja e Bashës. Dhe është negative!

“Beni sot na bëri një ofertë. Shpresoj ti qendrojë deri në darkë se zakonisht i ndryshon fjalët. Por gjithsesi unë i them se kjo ofertë është e papranueshme. Ne duam gjithëpërfshirje dhe jo përjashtime. Ne nuk duam ta përjashtojmë PS nga qeveria teknike”, tha Basha.
Sipas tij, kryesore është për PD që qytetarët të votojnë të lirë. “Ndaj ne i kemi drejtuar ftesë çdo formacioni për një qeveri me mandat të paracaktuar. Koha për ta zgjidhur këtë me dialog është drejt mbarimit, por më mirë vonë se kurrë. Çdo minutë reflektimi është i mirëpritur”, vijoi ai.

Nuk ka vonuar shumë dhe Blushi i është përgjigjur me një fabul Bashës, pas refuzimit të ftesës:

Blushi i kërkoi Bashës, që nëse do të rrëzojë Edi Ramë, të bashkojë votat me Ilir Metën dhe të bëjë një mocion mosbesimi.

Por Basha i është përgjigjur Blushit nga çadra, duke thënë se nuk do ta rrëzojë Ramën në parlament, por kërkon që ai të iki vetë.

Një fabul për Lulin!

Lul Basha ka thënë se nuk do ta rrëzojë Qeverinë me mocion në parlament ashtu sic kam propozuar sot.

Kjo është njëlloj sikur ujku të thotë nuk dua te ha mish, por patate”, shkruan Blushi.

Përgjigja e shefit të opozitës është e thjeshtë dhe mjaftë e kuptueshme, se nuk kemi gjë me PS dhe Ramën, por me vetingun. Por edhe një gjë tjetër është shumë e qartë për katërshen dhe mbështetësit e tyre, mos tu shkojë mendja për destabilizim të vendit në rastë kryengritje që parashikohet të mos zgjas më shumë se 24 orë, pasi aleatët tanë i kanë marë të gjitha masat dhe nuk është çudi që dikush edhe mund të tërhiqet zvarrë përmes të Tiranës . Dyshimet janë për një destabilizim 24 orësh dhe çdo gjë do të jetë nënë kontroll me vëzhgimin e miqëve tanë ndërkombëtar. Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm se mund të ketë edhe viktima të pafajëshme.

About The Author

Related posts