Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dështimi i negociatave, pas takimit me Ramën, Lu e Vlahutin në zyrën e Metës

Dështimi i negociatave, pas takimit me Ramën, Lu e Vlahutin në zyrën e Metës

KMA NEWS / Vijojnë orët e ngjeshura në kërkim të zgjidhjes së krizës politike

Ora 15:50 Lu e Vlahutin takojnë Ilir Metën

Pas takimit me Ramën, ambasadori amerikan Donald Lu i shoqëruar dhe nga ambasadorja e BE Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Ora 12: 15 Donald Lu tek Rama

Ambasadori amerikan Donald Lu ndodhet në një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri ndodhen në një takim me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin

Pas dështimit të negociatave me PD, Rama 90 minuta në zyrën e Metës

Një ditë pas dështimit të negociatave mes palëve politike për kalimin e ngërçit politik, kryeministri Edi Rama ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit, për të zhvilluar takimin e përjavshëm një ditë para seancës plenare.

Takimi i cili filloi rreth orës 09:30   përfundoi në orën 10: 50 minuta dhe u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.

Pak minuta më vonë takimit iu bashkua edhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ende nuk ka bërë një reagim për mos arritjen e negociatave me PD, ndërsa Rama tha se është i hapur për çdo dialog pa kushte, duke mos pranuar negocim për vettingun.

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha tha se negociatat dështuan për faj të Ramës, i cili nuk pranoi qeverinë teknike.

Mbrëmjen e djeshme përmes një deklarate u mësua se çfarë kishin propozuar dy negociatorët e Parlamentit Europian.

Ata propozuan gjithashtu ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore në strukturat e qeverisë për të ndërtuar besim afatgjatë te sistemi.

“Nga ana e maxhorancës pati dakordësi mbi pikat e propozuara me kusht që vetingu të votohet në parlament.  Partia Demokratike iu përmbajt pozicionit të saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe miratimin e një sistemi elektronik votimi për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme”

About The Author

Related posts