Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kriza politike në vend: Korriku finalizimi i zgjidhjes së saj

Kriza politike në vend: Korriku finalizimi i zgjidhjes së saj

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

genta-1Dy fjalë për krizën dhe zgjidhjen e saj!
Njëra palë kërkon, tjetra ofron, por nuk pranon. Tërhiq njëri litarin tërhiq tjetri deri sa të bëhet “zjarri” bubulak i krizës politike.
Pikërisht në pikën kur kriza do arrij kulmin e saj do paralizoj vendin, atëherë do vij oferta e ndërkombëtarëve për drekë/darkën nga “restorant krokodili” te “restorant peshkaqeni” e do u klirojnë zgjidhjen e cila do vendoset nga zgjedhja e letrës me vrimë(të gjitha do jenë me vrimë).
Duan s’duan pozitë/opozitë do e pranojnë se ndërkombëtarët nuk janë kolopuça që mund të tallesh me ta.
Pasi u kërkon ndihmë, i fut në lojë, i sjell nga ana e anës e pastaj të bësh si i bukri shejtan duke thënë; “s’e dua, s’më pëlqen”, kjo taktikë nuk pranohet, është jashtë kodit të sjelljes savoir vivre të politikës.
Pozitë/opozitë kanë të drejtë morale e politike të refuzojnë ofertat e njëra tjetrës, por kur vjen pika e vlimit te ndërkombëtarët, aty duan s’duan do e pranojnë zgjidhjen e imponuar në mënyrë demokratike.
Vrisni mëndjen se cila është zgjidhja, ju a kam thënë që gjithçka do bëhet konform ligjit dhe reforma e drejtësisë me vetingun do aplikohen.
Pyetja është a do e bëjnë këta (janë të përjashtuar që nga starti se janë të përfshirë e të përlyer kokë e këmbë) vetingun apo dikush tjetër, nëse do jetë “dikush tjetër”, kush do jetë që do pranohet me hir e me pahir nga të gjitha palët siç votuan 100% në korrik reformën.
Nëse do duhet t’ju a thosha të gjitha unë, atëherë çfarë vlere e rëndësie ka të vini mëndjen tuaj të punoni e ta zgjidhni vetë fjalëkryqin.
Kësaj rradhe do ketë zgjidhje që vendi e pret prej 27vitesh.
Gjithashtu do fërkoni sytë e veshët me zgjidhjen që do ofrohet së shpejti për të ecur vendi përpara me zbatimin e drejtësisë në vend.
Deri atëherë relaks e mos u shqetësoni se pozit/opozitë lozin rolin e tyre në komikotragjedinë politike të vendit për pak konsum politik të justifikojnë vitet e humbura e të vjedhura nga mirqënia jonë politikosociale.
Një gjë është e sigurtë, vendi është drejt fundit të kupolës së jashtqitjes dhe një epokë e re po afron. Rebusin e keni shumë të lehtë për ta zgjidhur, duke marrë parasysh të gjitha detajet dhe elementet që ju kam dhënë nëpërmjet informacioneve në këto vite.
Ky është ushtrim shtëpie, kush e zgjidh është vërtet i zoti në lojra llogjike.
Unë personalisht kuptoj llogjikën, taktikën, metodën, strategjinë politike, por më shpëton vetëm një detaj, data e zgjidhjes së konfliktit.
Sipas llogarive të mia duke u bazuar në metodën e përzgjedhjes nëpërmjet përjashtimeve lart posht me përafërsi zgjedhja do jetë para korrikut ose ditët e para të korrikut.
Ps. Ju ofrojmë një ndihmë, zgjidhja do jetë Person.
Zgjidhja nuk do jetë as pemë, as lule, as vend, as shtet, as qytet, as kafshë e as insekt.
Ju kujtohet loja që bënim në shkollë apo jo??

About The Author

Related posts