Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mosbindja civile e Bashës: Pas 18 qershorit mos paguani taksa

Mosbindja civile e Bashës: Pas 18 qershorit mos paguani taksa

KMA NEWS / Afati që PD dhe partitë e tjera të opozitës të dorëzonin listat e kandidatëve për deputetë, ka skaduar që mbrëmë në mesnatë.

Mosregjistrimi i koalicionit opozitarë është një vendim i prerë dhe i panegociueshëm për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama dhe LSI e Ilir Metës, bashkë me 15 parti të tjera, shumica prej të cilave pjesë e koalicionit qeveritar, kanë dorzuar zyrtarisht dokumentacionin duke u rregjistruar në KQZ dhe tashmë do të dalin para shqiptarëve për të këkruar sa më shumë vota për kandidatët e tyre.

Shefi i opozitrës Lulzim Basha ka stërpërsëritur disa herë se pa opozitën nuk ka zgjedhje.

Por sot ai ka dalë me një plan krejt të ri. Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i paguajn taksa qeverisë që do të dali pas zgjedhjeve. Ai tha se pas 18 qershorit skadon kushtetuta dhe ligjet e “Republikës së Vjetër”. Duke bërë thirrje që pas kësaj date të mos paguajnë taksa.

“Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizmin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, parlamentin fasadë që do të pjellë ekonominë fasadë, me papunësi, mjerim dhe vuajtje pas asaj fasade, nëse kjo ndodh, atëherë me 18 Qershor, në mesnate, kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër për Republikën e Re do të jenë të pavlefshme, di të jenë nul dhe void, dhe me 19 Qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar, që e ndjen veten pjesë të Republikës së Re, nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër”, deklaroi Basha.

Kjo është mosbindja civile e Bashës që kishte futur në dilemë opinionin.

 

 

About The Author

Related posts