Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Njoftim politik i PKSH-së në prag të zgjedhjeve parlamentare!

Njoftim politik i PKSH-së në prag të zgjedhjeve parlamentare!

KMA NEWS / Njoftim politik i PKSH-së në prag të zgjedhjeve parlamentare!
Partia Komuniste e Shqipërisë në momentin konkret strukturat e saj kanë mbledhur mbi gjashtë (6) mijë firma për mbështjetje popullore të futet e vetme pa koalicion partiak parazgjedhjor në zgjedhjet parlamentare.
Në takimin e partive të vogla rreth 15 prej tyre, u bëri thirrje për një bashkim nën siglën e PKSH-së që të futen në zgjedhje e të shkrihen nën siglën e saj.
Ne si ideologji nuk pranojmë koalicione partish, por bashkimi bën fuqinë për të kërkuar e mbrojtur të drejtat tona që janë mohuar nga kupola e jashtqitjes prej 27vitesh.
Përfaqësuesit e partive të vogla u informuan dhe u la hapësirë zgjedhjeje për të vendosur nëse vërtetë shqetësohen për parimet, drejtësinë, vlerat dhe të drejtat njerëzore të punëtorëve dhe fshatarëve apo do fshihen pas partive për përfitime të vogla personale.
Vendimi është i tyre, ky moment është domethënës dhe historik nëse do zgjedhin pro vendit apo pro interesit personal.
Momenti që do arrijnë të kuptojnë se çfarë vihet në pikpyetje do të arrijnë të marrin edhe vendimin e duhur, për veten dhe të tjerët në një kontekst mikro dhe makro, përndryshe do të mjaftohen me egon e tyre të sëmurë që i kushtëzon llogjikën e tyre.
Ne jemi pasojat e vendimeve tona, nuk jemi vetëm mendimet dhe fjalët tona.
Partia Komuniste e Shqipërisë si e vetmja parti e sukseseve në zhvillimin e vendit diskriminohet nga pushteti fashist i pd, ps, lsi duke e përjashtuar nga gara e zgjedhjeve me justifikime të ndryshme.
Lufta e poshtër me baltë e akuza pa argumenta e ka kthyer partinë komuniste si gogolin e vendit. Paaftësinë politike të kupolës së jashtëqitjes mundohen t’ja faturojnë komunistëve të cilët në 27vjet kanë qënë të përndjekur politikisht dhe financiarisht nga pushteti dhe nga pozicionet strategjike të vendit.
Kësaj i thonë, të akuzosh fëmijën për tradhtinë e bashkëshortëve ndaj njëri tjetrit. E ka fajin fëmija që babai e nëna kanë humbur busullën e identitetit seksual.
Konkludojmë se nëse secili nga ju nuk di të përzgjedhi saktë se kush dhe cila ideologji politike i mbron të drejtat individuale, atëherë të mos ankohet për vuajtjet dhe padrejtësitë që përjeton.

About The Author

Related posts