Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pse e shtyu PD vetingun per ne shtator?!

Pse e shtyu PD vetingun per ne shtator?!

KMA NEWS / Partia Demokratike, edhe pse nuk u fut në zgjedhje dhe kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë, ia arriti qëllimit për bllokimin e vetingut. Ndonëse çdo ditë është trumbetuar se dalja në shesh ishte për votën e lirë, ka pasur shumë zëra dhe dyshime se gjithçka u bë për të ndalur pastrimin e gjyqësorit nga të korruptuarit.

Këtë skenar PD ia arriti ta realizonte, duke bërë që vetingu dhe zbatimi i reformës në drejtësi të shtyhen për në vjeshtë. Në kuadër të vetingut, Kuvendi duhet që të ngrejë 3 komisione ad hoc. Dy prej tyre janë me 6 anëtarë dhe një me 12 anëtarë. Në të tre komisionet ka numër të barabartë anëtarësh pozitë-opozitë. Por mosfutja e PD në Parlament ka bërë që vetingu të bllokohet.

Javën që vjen shpërndahet parlamenti dhe do të thotë se nuk mund të ngrihen komisionet edhe nëse ka pakt PS-PD. Por cilat janë arsyet që opozita e shtyu kaq shumë vetingun? Sipas burimeve, PD të gjitha shpresat i ka te presidenti amerikan Donald Trump. Në shtator të këtij viti, zyrtarisht mbarojnë mandatin njerëzit e Barack Obamës ndërsa do të emërohen të gjithë njerëzit e Trump. Po ashtu në shtator pritet që të ketë lëvizje në politikën e jashtme dhe demokratët aty i kanë shpresat.

Ata e kanë akuzuar ambasadorin e SHBA disa herë si të blerë nga kryeministri Edi Rama dhe nuk e pranojnë ligjin e vetingut, edhe pse Kushtetuesja e quajti kushtetues. Për këtë arsye, demokratët kanë shpresë se me ndryshimet në administratën Trump, do të ketë lëvizje edhe në Shqipëri, ku mund të kërkohet që të ketë rishikim të ligjit në fjalë. Kohët e fundit kanë nisur lobimet e PD në SHBA.

Kreu i PR, Fatmir Mediu ka shkuar sërish në Uashington, ndërsa pritet që të ketë dhe një udhëtim të Lulzim Bashës, ku përmes dhe kompanive të lobimit të ndikojnë te administrata dhe senati i ri. Pa PD, vetingu nuk mund të bëhet dhe procedurat do të duhet të nisin nga e para në shator, kur do nisë punën dhe parlamenti i ri. Por, mosfutja në zgjedhje PD mund ta penalizojë, pasi kandidatët do i kalojnë opozitës që do krijohet, që me shumë gjasë është LSI me PDIU.

Sinjalet e SHBA

Deri më tani kemi parë që administrata e Trump nuk ka hyrë ende në Ballkan dhe prandaj PD ka shpresa. Dy ditë më parë, edhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, David Phillips, ka deklaruar se ka ardhur koha që SHBA-ja të njohë kush janë miqtë e saj në botë dhe të punojë në mbështetje të tyre, në vend që të mundohet të qetësojë kundërshtarët e saj.

Në një intervistë për “VOA”, Phillips ka thënë se, disa vende të Ballkanit Perëndimor janë mbështetur gjithnjë nga SHBA dhe nga ana e tyre i kanë premtuar besnikëri dhe mbështetje Amerikës, NATO-s dhe BE-së. “Është koha që institucionet perëndimore të dalin në pararojë, të bëjnë të qartë angazhimin e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, duke stabilizuar kështu rajonin dhe duke ofruar një mburojë kundër ekspansionizmit rus”, ka thënë Phillips, duke paralajmëruar ndërhyrjen e SHBA.

Akuzat e ndërkombëtarëve

Bllokimi i vetingut nga PD ka shkaktuar reagime shumë të forta nga ndërkombëtarët. Më i ashpër ishte ministri gjerman Sigmar Gabriel, i cili e akuzoi PD për bllokim të reformës në drejtësi. “Kemi qenë të gëzuar që në Parlamentin Shqiptar me konsensusin e pozitës dhe opozitës u miratuan ligje të rëndësishme dhe për fat të keq, konstatojmë që reforma në drejtësi është duke u penguar.

Parlamentarët e zgjedhur në Gjermani nuk e bojkotojnë Parlamentin dhe kjo është absurde. Të mblidhesh në çadër duke sjellë një parlament tjetër këtë nuk e pranojmë dhe në rrethanat që pas pak javësh kemi dhe zgjedhjet në Shqipëri”, tha ai pak ditë më parë. Po ashtu, edhe disa eurodeputetë e kanë kritikuar qëndrimin e Bashës.

About The Author

Related posts