Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sot raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentin, kandidat nuk ka

Sot raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentin, kandidat nuk ka

KMA NEWS / Parlamentin do të zhvillojë sot raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Seanca do të mbahet në orën 15:00.
Sikundër dhe raundi i parë i mbajtur të mërkurën, edhe seanca e sotme pritet të jetë thjesht formale dhe të ezaurohet pa asnjë kandidat të propozuar.
Një ditë më parë dy bashkryetarët e mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, thanë se po presin opozitën që të përfshihet në proces, në mënyrë që Presidenti i ri të jetë mbi palët.
Si tentative për t’i dhënë mundësi opozitës dhe dialogut për zgjidhjen e krizës poltike, Rama dhe Meta cilësuan dhe kërkesën në KQZ, për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.

About The Author

Related posts