Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arben Duka: Ky është Edi Rama, burri që bën shtet, që fali çdo gjë, veç bythsë vet!

Arben Duka: Ky është Edi Rama, burri që bën shtet, që fali çdo gjë, veç bythsë vet!

KMA NEWS / Arben Duka, poeti i njohur për satirën dhe ironinë therëse me vargjet e tij, nuk e ka kursyer Edi Ramën për marrëveshjen e bërë me PD. Duka shkruan me vargje se kjo marrëveshje është genocid mbi Partinë Socialiste.

Nga Arben Duka

Marrëveshja Rama-Basha. Genocid mbi Partinë Socialiste!

Gjashtë orë me Lulin,

kokë më kokë qëndroi,

një marrëveshje turpi,

në fund nënshkroi!

Ky është Edi Rama,

burri që bën shtet,

që fali çdo gjë,

veç bythës së vet!

Socialistja jonë,

s’është më në pushtet,

se asnjë ministër,

s’ka në kabinet!

Edvin kapedani,

burri që bën shtet,

bëri genocid,

mbi partinë e vet!

Askush s’e shtrëngoi,

s’i vuri zinxhirë,

po gjithçka e bëri,

me vullnet të lirë!

Ai është në qiell,

dhe nuk mund ta dijë,

se PD në zgjedhje,

fare do ta grijë!

Me humbje fatale,

veten ka dënuar,

këtë pis-marrëveshje,

kur ka nënshkruar!

Veten ka dënuar,

me humbje fatale,

se i dha PD-së,

kartë të fortë morale!

Kur i fal të tëra,

si derrin në thes,

s’kam asnjë arsye,

që të të mbështes!

Po unë kot që nxehem,

se të gjithë e dinin,

se kështu do tretej,

PS me Edvinin!

Arben Duka

Gazeta “Dita”

About The Author

Related posts