Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha takon krerët e PD të rretheve dhe aleatët opozitarë

Basha takon krerët e PD të rretheve dhe aleatët opozitarë

KMA NEWS / Kreu demokrat Lulzim basha ka zhvilluar një mbledhje 60 minutëshe me kryetarët e partive nëpër rrethe.

Burime nga selia blu thanë se Basha ka dhënë porositë për krerët që të mobilizohen dhe të nisin fushatën zgjedhore.

Ai ka kërkuar edhe propozime për emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë që do të emërohen deri të dielën.

Gjithashtu kreu i PD-së ka kërkuar nga krerët e rretheve që sa më shpejt të sjellin edhe propozimet me emra për kandidatë për deputetë në të gjitha zonat.

PD-ja pritet që shumë shpejt të bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, sapoka përfunduar mbledhja me përfaqësuesit e qarqeve, Basha ka nisur takimin me aleatët opozitarë që po zhvillohet në selinë blu.

About The Author

Related posts