Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Blushi ironizon Bashën: Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

Blushi ironizon Bashën: Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

KMA NEWS / Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka ironizuar me paktin e arritur  mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Basha. Duke çmuar si pozitiv pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje, Blushi shkruan se nëse marrëveshja prodhoi vetëm shtyrjen e zgjedhjeve, çadra nuk ka vlejtur për hiçgje.

Postimi i Blushit

URIM PËR MARRËVESHJEN

Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve.

Megjithatë nëse kanë qëndruar në cadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur.

Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti, por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

About The Author

Related posts