Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Donald Lu përshëndet marrëveshjen: Bravo Edi Rama dhe Lulzim Basha!

Donald Lu përshëndet marrëveshjen: Bravo Edi Rama dhe Lulzim Basha!

KMA NEWS / Më i gëzuar se vetë Rama apo Basha që këto ditë po kalojnë momente të lumtura bashkë, mund të jetë vetëm Donald Lu. Në mesazhin e urimit për marrëveshjen politike Lu, shpërndan “Bravo” për të gjithë ata që kontribuan për rikthimin e dialogut, deri në konsensus.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin në forcën e demokracisë shqiptare. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për lidershipi dhe kurajon në arritjen e marrëveshjes. Bravo kolegëve të Bashkimit Europian, në OSBE-së dhe në Washington për mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë. Presim me padurim zgjedhjet ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike” shkruan Donald Lu në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Marveshjen e ka përshëndetur edhe ambasadoria e BE nëTiranë Vlahutin

Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, ne interesin e te gjithe qytetareve shqiptare”, thuhet ne nje postim ne Twitter nga zyra e BE.

Edhe OSBE ka përshëndetur marveshjen

Delegacioni i OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së Lulzim Basha pas më shumë se 3 orësh negociata kokë më kokë mbrëmjen e kaluar deri në orët e para të ditës së sotme në Kryesinë e Kuvendit. Prezenca e OSBE-së ka reaguar përmes llogarisë së saj në Tëitter, ku shkruan: “Urime qeverisë dhe opozitës për Marrëveshjen! Prezenca OSBE e gatshme të mbështesë fort reformën zgjedhore për Zgjedhje të lira e të ndershme”.

About The Author

Related posts