Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kuvendi: Mbledhje e jashtëzakonshme për Vetingun dhe ndryshimet në qeveri

Kuvendi: Mbledhje e jashtëzakonshme për Vetingun dhe ndryshimet në qeveri

KMA NEWS / Kuvendi do të mblidhet të hënën e ardhëshme në një seancë të jashtëzakonshme për votimin e Komisioneve të vettingut dhe ndryshimeve në qeveri.

Në bazë të marrëveshjes së gjerë të arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha, zgjedhjet do të mbahen me 25 qershor ditën e Bajramit, ndërsa opozita do të marrë postin e zv/kryeministrit dhe postet e 6 ministrave të konsideruar teknikë.

Marrëveshja prej rreth 4 faqesh iu dërgua medias nga Partia Demokratike.

Qeveria teknike- Sipas marrëveshjes së arritur, Partia Demokratike do të ketë postin e zv/kryeministrit si dhe 6 ministra teknikë.

QEVERIA:

-Zv/kryeministër, teknik
-Ministri i Brendshëm, teknik
-Ministri i Arsimit, teknik
-Ministri i Shëndetësisë, teknik
-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
-Ministri i Financave, teknik
-Ministri i Drejtësisë, teknik
-Drejtori i OSHEE
-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
-Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
-Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

About The Author

Related posts