Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta komenton marveshjen: Do kemi surpriza në zgjedhje

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta komenton marveshjen: Do kemi surpriza në zgjedhje

KMA NEWS / Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar marrëveshjen PS-LSI. Meta tha se ishte i kënaqur që opozita hyri në zgjedhje. Ndërkohë shtoi se tashmë kemi qeverinë e besimit që kërkoi LSI-ja.

“Demokracia është surpriza. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë surprizë”,- tha kreu Kuvendit.

I pyetur nëse LSI-ja ndjehej e rrezikuar nga pakti Rama-Basha. Meta u shpreh se rreziku i zgjedhjeve pa opozitën tashmë është i kaluar.

“Seanca për miratimin e marrëveshjes do të mblidhet në momentin që të jenë të gatshme të gjitha procedurave për zbatimin e kësaj marrëveshje. Së dyti, të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet pa opozitën. Tani të gjithë duhet të jenë të qetë, tani ka garë dhe demokraci dhe jam i bindur do të ketë edhe surpriza”,- tha Ilir Meta.

Për Ilir Metën, marrëveshja e PS dhe PD është një lajm i mirë për të gjithë ndërkohë që kjo nuk ndikon aspak vazhdimësinë e LSI në sferën politike. Ai tha se LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e qershorit, pasi ka qenë e vetmja forcë që ka sakrifikuar çdo lloj pushteti në emër të demokracisë.

Meta tha se “nuk ka rëndësi se si ka rënë dakord Rama apo Basha, rëndësi ka se vendi është çliruar tashmë”.

Në përfundim ai theksoi se krizën e zgjidhën faktorët e rëndësishëm brenda vendit dhe ata të besueshmit jashtë vendit.

About The Author

Related posts