Dhjetor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Qetësoni lëkurën e fytyrës me këtë maskë speciale

Qetësoni lëkurën e fytyrës me këtë maskë speciale

KMA NEWS / Maskat qetësuese për fytyrën janë gjithmonë më të kërkuarat, pasi mund të përdoren më çdo kohë dhe stinë.

Sidomos në periudha kur lëkura e fytyrës është e acaruar apo edhe kur keni kaluar një ditë të gjatë dhe stresuese. Prandaj në vend që të shpenzoni para duke iu drejtuar estetistes suaj për trajtimin e radhës, ne do t’ju sugjerojmë të përgatisni në shtëpinë tuaj këtë maskë të mrekullueshme.

Ju merr shumë pak kohë dhe të gjitha produktet janë lehtësisht të gjendshme, madje i keni në kuzhinën tuaj. Në saj të vlerave që përmban secili prej tyre, kjo maskë tregon efikasitetin e saj.

Përbërësit:
1 kastravec
3 lugë gjelle me xhel aloe vera
3 lugë gjelle me vaj kokosi
5 pika me vaj esencialë barbaroze ( e gjeni në dyqanet e vajrave bimorë)

Përgatitja:

Hidhini të gjithë këto përbërës në një blender dhe lërini derisa të formohet një masë kremoze. Hidhini më pas në kubat e akullit dhe lërini të ngrijnë, shkruan shije.al.

Sa herë që të dëshironi ta përdorni, merrni një kub dhe lëreni të shkrijë. Më pas përhapeni në të gjithë fytyrën dhe zonën poshtë syve. Lëreni të qëndrojë për 10 ose 15 minuta.

Menjëherë do të ndjeni efektin e freskisë dhe gjallërisë në fytyrën tuaj.

About The Author

Related posts