Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Si është mbështetur orientimi i Ramiz Alisë i 89-s gjatë këtyre 27 viteve

Si është mbështetur orientimi i Ramiz Alisë i 89-s gjatë këtyre 27 viteve

KMA NEWS / Situata politike në Shqipëri duket disi e koklavitur dhe pavarësisht fasadës së rikonstruktuar kohët e fundit, nga brenda saj në mes të vatrës vetëm se valon. Duke ndjekur zhvillimet e fundit politike dhe pas një deklarate nga Bilal Kola, kreu i partisë së të Përndjekurve Politik, menjëherë më shkoj mendja tek orientimet e ish Sekretarit të PPSH, Ramiz Alia gjatëfjalës sëtij në pleniumin e Byros politike më 1989 në lidhje me kapitullimin e sistemit socialist në Shqipëri dhe Lindje. Alija thotë se pas 15-20 vitesh pushtetin dhe pronat duhet ti gëzoin pasardhësit tanë. (pra fëmijët dhe niprit e tyre).

Lexoni fjalimin dhe nxirrni vetë konkluzionet se kush po e drejton Shqipërinë.

Fjala e Ramiz Alisë në Byronë Politike në vitin 1989!

RAMIZ ALIA: Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë!
Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të ndryshojë në dy drejdme:
1- Në respektimin e të drejtave të njeriut.
2- Në krijimin e pluaralizmit politik..
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Kundërshtarët tanë do t’i nxisim që të krijojnë parti sa të duan të majta e të djathta dhe te qendrës, por gjithësesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne. Programet e themelimit të këtyre partive, do t’i formulojmë ne. Në krye të këtyre partive, duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati.

Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste. Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen dhe do të na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parendësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe ne kështu do të bëheshim hyzmeqarët e tyre.

Në zabtim të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronesuarëve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tye dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacion nga Gjykata e Shkallës së parë në të Dytën etj. dhe për defekte teknike do të kthehen përsëri në të parën. Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke iu dhënë nga një pasaportë dhe duke iu bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria. Ata që do të pretendojnë, kundershtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket neve sepse ne e bëmë.

Materialin që më dergoi Gorbacovi kam dy vjet që po e studioj. Ata sovjetikët kanë ecur shumë perpara. Për këtë ju jeni në dijeni, sikur edhe i kemi studiuar edhe më pare këto probleme.
Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën dhe do t’u japim nganjë copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një mini-pension dhe do t’u mbajmë iso.

Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse ne kemi platformën tonë. Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

Ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjisaturash, do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jeni te sigurtë që e ardhmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do te të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja.

Shqipërinë do ta gëzojme ne dhe fëmijët tanë. Nëse ndodh që të na e marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëhere haram na qoftë nëse nuk do të dijmë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe rne grykën e pushkës, si dikur në rininë tonë. Prandaj gjithëmonë të jemi të përgatitur për të dyja rruget e mbajtjes së pushtetit: rrugen paqesore dhe rrugen e luftës së armatosur. Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëzit tepër të vendosur që i kemi përgatitur gjithë këto vite me mund dhe sakrifica.Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikesoni.

Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjk në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’ua përmend. Pavarësisht problemeve që na ndajnë me ta, kini parasyshë se na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve, pavaresisht nga nuancat dhe diskonkordancat e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perendimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.
Shoku Enver dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, që në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta mbajmë si sytë e ballit edhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithmonë, pavaresisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, ujët do të rrjedhë në mullirin tonë.

Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të shtërngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situata të veshtira që po kalojmë sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht i yni.
Ju uroj punë të mbare, mobilizim dhe mendje të kthjellët!

About The Author

Related posts