Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Si i gënjeu Basha protestuesit: Ja 5 gënjeshtrat e mëdha të tij në çadër

Si i gënjeu Basha protestuesit: Ja 5 gënjeshtrat e mëdha të tij në çadër

KMA NEWS / Pas plot tre muajve të ngujuar në çadrën para kryeministrisë kreu i PD Lulzim Basha i zhgënjeu jo vetëm protestuesit e drejt dhe të ndershëm por të gjithë mbështetësit e tij dhe kundërshtarët e Ramës. Ai hoqi disa vija të kuqe që tani pas arritjes së marrëveshjes me Ramën rrezultojnë të kenë qenë thjeshtë demagogji. Falë presionit të jashtëm dhe brenda PD-së, falë kërcënimit të aleatëve dhe mospërfilljes së Ramës, ai u detyrua të tërhiqet nga ato që kishte shpallur si themelet e “republikës së re”.

Ja ku gënjeu Bassha:

1-Basha u zotua se nuk do të zhvillohen zgjedhje me Ramën kryeministër.
2-Basha u zotua se nuk ulet në dialog pa pasur më parë në tryezë dorëheqjen e Ramës.
3-Basha u zotua se nuk do të fuste ministra teknikë në një qeveri Rama.
4-Basha u zotua se zgjedhjet nuk mund të bëheshin kurrë brenda qershorit.
5-Basha u zotua se “Republika e re” nuk do të bëjë marrëveshje kulisash si përgjate republikës së vjetër.

 

 

Gënjeshtra e parë: Basha u zotua se nuk do të zhvillohen zgjedhje me Ramën kryeministër. Me marveshjen, PD do futet në zgjedhje me Ramën kryeministër. Është e pakuptueshme se si Basha u tërhoq nga ky kusht të cilin e kishte shpallur si të panegociueshm. Basha e kishte etikuar dhe sulmuar Ramën duke pretenduar se ai ishte epiqendra e republikës së vjetër që ishte e lidhur me trafikantët, kriminelët, me oligarkët dhe bosët e mediave dhe se pa u prerë këto lidhje nuk mund të bëheshin zgjedhje. Çdo kushë mund të krijoi bindjen se ku ka gënjyer Basha, kur thoshte këtë në çadër, apo tani kur thërret fitore pasi janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gënjeshtra e dytë: Lul Basha u zotua se nuk ulet në dialog pa pasur më parë në tryezë dorëheqjen e Ramës nga posti i kryeministrit. Një dialog të tillë ai e konsideroi fasadë dhe farsë duke e krahasuar me të parin takim të përbashkët për reformen në drejtësi kur kryeministri u paraqit në bisedime me fjalimin e gatshëm të dështimit të negociatave në xhep. Madje për këtë arsye Basha nuk pranoi të takohej me Ramën edhe kur erdhi në Tiranë ndërmjetësuesi McAllister. Por më pas nuk u mor vesh pse Basha u thye. Pse ai e harroi këtë kusht kur u ul në tryezën e thirrur nga presidenti Nishani. Aty për herë të parë u mor vesh se lideri i PD do të zbythej nga objektivat e tij. E vetmja gjë që mbetet e panjohur lidhet me faktin se kush i kapi kokën me derë dhe e detyroi të dorëzohet?

Gënjeshtra e tretë: Basha u zotua se nuk do të pranoi të fuste ministra teknikë në një qeveri me kryeministër Edi Ramën. Kryedemokrati qe kategorikisht i prerë në arsyetimin e tij se Rama që ka blerë deputetë, madje edhe parti opozitare nuk e ka për gjë të fusë në xhep edhe ministrat e rinj të miratuar nga PD. Por Basha harroi shumë shpejt dhe i hodhi pas krahëve pas marveshjes dhe po bën pikërisht të njëjtën gjë tani dhe atë që deri dje e konsideronte të pamundur, ndërkohë që sot po mundohet ta shesi si sukses të tij. A është i bindur Basha se me këta ministra 28 ditorë do të ketë garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme?!

Gënjeshtra e katër: Lulzim Basha ishte betuar në çadër se zgjedhje brenda qershorit nuk do të ketë kurrë dhe me Ramën kryeministër as nuk bëhet fjalë, por edhe nëse ai do të largohej, kjo qe një kohë e pamjaftueshme që një qeveri e re të pastronte vendin nga krimi dhe droga që mund të ndikonin në zgjedhje. Por kreu i PD edhe këtu u dorëzua pavarësisht se edhe ekspertë të PD-së argumentuan se zgjedhjet mund të mbaheshin fare mirë deri në fund të korrikut. Kjo ishte një nga dështimet e tij më të mëdha dhe një nga fitoret më të mëdha të Ramës që e ktheu datën e zgjedhjeve në gogol. Edhe shtyrja e një dasme që dështon nga mungesa e orkestrës nuk mund të riorganizohet brenda 7 ditëve për javën tjetër.

Gënjeshtra e pestë: Basha u zotua se “Republika e re” nuk do të bëjë marrëveshje kulisash si përgjate republikës së vjetër. Por sa i’u dha rasti të testohej për këtë zotim, ai e shkeli atë. Gjatë marëveshjes me Ramën, ata ranë dakord që jo vetëm partitë e tyre të hynin pa koalicione në zgjedhje, por vendosën që këtë të drejtë t’ua hiqnin në mënyrë absurde edhe partive të tjera të vogla. Kjo padyshim përbën anën më të fëlliqur të këtij pakti okult dhe e nxjerr Bashën ashtu sikurse është, një bir të denjë të republikës së vjetër për të cilën ai kontribuon prej 13 vitesh.

Mos u çudisni kur pas zgjedhjeve të shikoni një koalicion të ri PS-PD!

 

About The Author

Related posts