Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Zbardhet axhenda e zv/ndihmësit amerikan Yee në Tiranë, ja takimet

Zbardhet axhenda e zv/ndihmësit amerikan Yee në Tiranë, ja takimet

KMA NEWS / Sot mbërriti në Tiranë zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, i cili do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Yee në 10:30 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Ramën, ndërsa në 11:30 do shkojë në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta

Rreth orës 14:45 ai do të shkojë në selinë e PD-së për një takim me kryetarin Basha.

Ai do të ketë një takim edhe me zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, deputetët Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

Një ditë para zhvillimit të kësaj vizite në vendin tonë, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Hoyt Brian Yee shprehet se qytetarët i japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është Parlamenti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas një artikulli të botuar në portalin European Ëestern Balkans.

“Partneriteti i Shteteve të Bashkuara dhe BE nuk do të ndryshojë. Amerika është e përkushtuar ndaj aleancës veri atlantike”, deklaroi Jee.

About The Author

Related posts