Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit amerikan në zyrën e kryeminstrit Rama

Zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit amerikan në zyrën e kryeminstrit Rama

KMA NEWS / Ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama në selinë e qeverisë zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit amerikan Hoyt Brian Yee. Pas takimit më Ramës,Yee do t’i vazhdojë takimet me presidentin esapo zgjedhur Ilir Meta dhe kryetari e PD-së Lulëzim Basha. Ndërkohë në orën 17.00 sot pasdite, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Zyrtari amerikan u takua fillimisht me kryeministrin Edi Rama, për të vijuar më tej dhe më kryetarin e parlamentit dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta. Pasdite ai pritet të takojë kreun e opozitës Lulzim Basha si dhe një grup deputetësh demokratë të cilët kanë kundërshtuar mospërfshirjen e së djathtës në zgjedhje.

Takimi i Hoyt Brian Yee, me kryeministrin Rama zgjati 80 minut, ndërsa pritet që ai të ketë bërë përpjekjen e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Ndonëse mbërriti fiks sipas axhendës në takimin me Ramën (10:30), ende mbetet e paqartë nëse zv.ndihmësekretari amerikan i Shtetit ka pasur një ofertë konkrete për liderët politikë

Megjasë, vizita e sotme e Brian Yee, do të jetë përpjekja e fundit e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje të situatës. Javën e shkuar komisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn, përmes një letre drejtuar qytetarëve shqiptarë shprehu keqardhjen për pamundësinë e arritjes së një kompromisi pavarësisht përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar. “Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar në zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që sigurojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa, vendosin të qëndrojnë mbrapa”, nënvizonte komisioneri Hahn.

Edhe takimet e sotme të zëvendës-ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, ngjan një mision tejet i vështirë, duke parë diferencat e thella në qëndrime mes palëve. Dje sërish, kryetari i opozitës Basha, në fjalën e tij para mbështetësve të së djathtës në çadrën e vendosur përpara godinës së qeverisë e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje. “Le ta dëgjojë çdo mik, çdo mbështetës, çdo qytetar i Republikës së re, çdo shqiptar që i do të mirën vetes së vet, familjes së vet dhe vendit, çdo mik i huaj, ta dëgjojnë miqtë tanë, ta dëgjojnë kundërshtarët tanë, zgjidhja është kjo; ose do ta çmontojmë krimin dhe drogën në pushtet e do të rikthejmë pushtetin dhe Shqipërinë qytetarëve, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ose do ta përmbysim republikën e vjetër përmes bashkimit, marshimit, qëndresës popullore të qytetarëve të Republikës së re. Rrugë tjetër nuk ka”, deklaroi zoti Basha.

About The Author

Related posts