Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjekmarkaj: Basha përgjegjësi historike, të largohet

Gjekmarkaj: Basha përgjegjësi historike, të largohet

KMA NEWS / Një nga mbështetësit e fortë mediatik të Lulzim Bashës, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar mbajtjen e një përgjegjësie historike nga kreu i PD-së dhe dorëheqjen e tij të menjëhershme. I ftuar në Top Channel për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit, ai tha: “Matematiaka është më e fortë se emocionet. Basha duhet të japë llogari deri më një. Unë e kam mbështetur Bashën për një kohë të gjatë kundër këtij pushteti arrogant. Por këtu nuk ka më vend për Alibi. Basha duhet të japë dorëheqje dhe të mbajë këtë përgjegjësi historike”. Ai tha se “lista e Bashës nuk ishte aspak përfaqësuese » duke e kërkuar aty të keqen.

“Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj

About The Author

Related posts