Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ish-deputeti i PD-së: Marrëveshja e 18 majit ishte gjëma e Bashës, prandaj vjen ky rezultat

Ish-deputeti i PD-së: Marrëveshja e 18 majit ishte gjëma e Bashës, prandaj vjen ky rezultat

KMA NEWS / PD deri më tani është në një rezutat shumë të ulët në raport me mandatet për deputetë. Këtë situatë e ka komentuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali, i cili shprehet se marrëveshja e 18 Majit me Ramën ishte gjëma e Lulzim Bashës. Sipas Rusmalit, Basha nuk iu shpjegoi shqiptarëve se kush ishin përfitimet e PD-së nga kjo marrëveshje, ndryshe nga Rama.

Disfatën më të madhe të këtyre zgjedhjeve e ka pasur në ofertën nacionale. Rama u bë timonier i Shqipërisë për shkak të ofertës së timonierit që i paraqiti shqiptarëve. Basha humbi për mënyrën se si e impostoi fushatën e vet. Marrëveshja e 18 Majit u konceptua masivisht si një marrëveshje okulte, jo transparente. Gabimi i madh i Bashës për këtë humbje që po pëson qëndron në faktin se nuk i shpjegoi shqiptarëve kush ishte qëllimi i vërtetë i marrëveshjes, kush ishte arsyetimi politik që qëndronte pas këtij bashkimi me të majtën. Ky bashkim u perceptua si një gjë e papërballueshme, e papëlqyeshme. Basha dështoi në shpjegimin e marrëveshjes dhe për pasojë mori këtë lloj vlerësimi te qytetarët. Rama ishte triumfator i marrëveshjes. I mjaftoi fakti që ta shpjegonte bashkëpunimin me role erotike. Përgjegjësia i mbetej Bashës ta shpjegonte. Marrëveshja ishte gjëma e Bashës.” – tha Rusmali

About The Author

Related posts