Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Lulzim Bashës e mbaroi misionin, tani gati te marre valixhet

Lulzim Bashës e mbaroi misionin, tani gati te marre valixhet

KMA NEWS / Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, nga posti i kreut të PD-së.

Sipas 19 anëtarëve demokratë, pas humbjes zhgënjyese në zgjedhje Basha duhet të mbajë përgjegjësi dhe të largohet, që drejtimin e partisë ta marrë dikush tjetër për ta shpëtuar nga gremina.

Deklarata e 19 anëtarëve të PD-së:

Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.

Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.

Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.

Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

3. Edith Harxhi Anëtar i KK

4. Edvin Kulluri Anëtar i KK

5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK

7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

8. Grigels Muçollari Anëtar i KK

9. Gent Minarolli Anëtar i KK

10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK

11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator

13. Juela Meçani Anëtar i KK

14. Leonard Olli Anëtar i KK

15. Ledina Aliolli Anëtar i KK

16. Mirgen Lata KK

17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare

18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

About The Author

Related posts