Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mediat nderkombetare: Ps fiton e vetme zgjedhjet ne Shqiperi

Mediat nderkombetare: Ps fiton e vetme zgjedhjet ne Shqiperi
KMA NEWS / Nga Amerika e Veriut deri në lindjen e mesme, disa nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze në Botë i janë referuar exit pollit në Ora News dhe IPR Marketing i cili e nxjerr Partinë Socialiste të Edi Ramës fitues të zgjedhjeve me mbi 71 mandate

Agjensia prestigjioze Reuters, shkruan se Partia Socialiste pritet të fitojë zgjedhjet sipas exit pollit, ndërsa shkrimin e shoqëron një foto të kryeministrit Edi Rama me dy gishta, simbol.

Euronews apo televizioni i Europës siç njihet ndryshe, informon shikuesit e tij se socialistët e Edi Ramës kryesojnë në zgjedhjet e 25 qershorit sipas exit pollit të RTV ORA NEWS dhe IPR MARKENTING.

Më më shumë se 71 vende të projektuara, Euronews thotë se një maxhorancë e tillë do të mund të conte përpara reformat e premtuara me sytë drejt Integrimit

Exit polli i Ora News dhe IPR MARKETING është referencë edhe për gjigandin gjerman Deutche Velle

Duke iu referuar analizës së Antonio Nottos në maratonën zgjedhore të Ora News nën modelimin e gazetares Ilva Tare, DW shkruan se PS pritet të fitojë me 45 deri në 49 % të votës kombëtare.

Këto zgjedhje në fakt kanë pasur një vëmëndje të vecantë në median gjermane. Gazetat më të njohura si Sudojce Zaitung dhe rrjeti televiziv ARD i kanë kushtuar vëmendje të vecantë

Al Jazeera një tjetër rrjet gjigand i informacionit në botë citon të dhënat e Exit Pollit të Ora News dhe IPR Markenting ndërsa thekson se PS e Ramës synon e vetme shumicën në parlamentin e ri me 140 vende.

Al Jaazera thekson se në dy mandatet e fundit, PS e PD, dy partitë kryesore në Shqipëri nuk kanë arritur shumicën në vend në dy palë zgjedhjet e fundit.

Të shumta janë mediat italiane të cilat i referohen Ora News si burim për të raportuar për procesin zgjedhor dhe fituesin e pritshëm

Duke iu referuar exit pollit, mediat italiane theksojnë se synimi për të qeverisur i vetëm ishte një objektiv i shpallur gjatë fushatës elektorale nga Edi Rama.

Mediat greke, turke por dhe agjensi në Poloni, e deri në zraelin e Largët i referohen exit pollit të Ora News dhe IPR Markenting në pasqyrimin e vendimit të shqiptarëve më 25 qershor.

DW-FOTO-E-DYTWDW-FOTO-E-PAREfaqja-e-pare-italiaje-768x745faqja-polakefaqja-tv-gjerman-768x542foto-al-jazera-768x439foto-faqja-grekefoto-reuters-768x476SEE-NES-FOTO-E-PARE-768x787

About The Author

Related posts