Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Numrimi i votave ne rang kombetar kryeson PS me 76 deputet

Numrimi i votave ne rang kombetar kryeson PS me 76 deputet

KMA NEWS / Në mbarë vendin edhe pse me disa probleme, vijon numërimi i kutive të votimit. Sipas rezultatit të deri tanishëm, mësohet se në rang kombëtar janë numëruar deri më tani 1572 kuti votimi nga 5362 gjithsej. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 50% të votave, e ndjekur nga PD me 28% dhe LSI me 15%.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas. Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:

PS – 75 mandate
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU -3 mandate
PSD – 1 mandat

Sipas KQZ-së, në shkallë vendi pjesëmarrja ka qenë rreth 44 përqind. Gjithnjë sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, rezulton se Kukësi është i vetmi qark ku kanë votuar më shumë se gjysma e personave më të drejtë vote, ndërsa Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët, rreth 36 përqind.

Kështu, në Kukës kanë votuar 53.21 e votuesve, në Berat 41.27 përqind, në Dibër, 43.75 përqind, Elbasan 44.58 përqind, Fier, 49.31 përqind, Gjirokastër 41.53 përqind, Korçë 47.19 përqind, Lezhë 44.55 përqind, Shkodër 40.85 përqind, Tiranë 47.85 përqind dhe Vlorë 35.9 përqind.

KQZ publikoi të dhënat edhe sa i takon gjinisë, ku tha se në total vetëm 19.35 përqind e votueseve femra kanë ushtruar të drejtën e votës.

PS arrine 76 mandate te fituara

Numërohen 1745 nga 5362 në rang vendi dhe shpërndarja e mandateve deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm është PS 76 mandate, PD 41, LSI 20, PDIU 2 dhe PSD 1 mandat, nuk mund të mos bjerë në sy se shumë nga emrat e njohur të kampit blu nuk janë renditur te fituesit deri tani.

Këta janë 12 kandidatët që deri tani janë humbës

Emrat

Astrit Veliaj

Edmond Isaku

Agron Duka

Luciano Boçi

Olsi Çukaj

Roland Bejko

Andrea Mano

Alban Zeneli

Prec Zogaj

Nard Ndoka

Gert Bogdani

Arben Ristani

About The Author

Related posts