Tetor 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

PS perfundimisht fituese e vetme e zgjedhjeve me 74 deputete

PS perfundimisht fituese e vetme e zgjedhjeve me 74 deputete

KMA NEWS / Shqipëria votoi të dielën e 25 qershorit, ku forcë e parë me 74 mandate deputeti u shpall Partia Socialiste e cila ka sigur votat per te qeverisur e vetme pa koalicione ne 4 vitet e ardheshme.

Edhe pse kanë mbetur disa kuti për të përfunduar numërimi, pavarësisht rezultateve që ato do të prodhojnë duket se tashmë mandatet që fiton çdo forcë politike nuk do të ndryshojnë.

Procesi i numërimit të votave edhe pse me probleme në disa KZAZ, po vijon normalisht pa incidente. Referuar të dhënave të bëra publike nga KQZ-ja, është mësuar se sa mandate kanë fituar forcat politike në gjithe vendin.

PS-74 mandate
PD-43 mandate
LSI-19 mandate
PDIU-3 mandate
PSD-1 mandat

Ja dhe ndarja e mandateve sipas qarqeve:

Tirana- 34 mandate

Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë te këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 17 mandate; PD 11 mandate; LSI 5 mandate; PDIU 1 mandat.

Fieri- 16 mandate

Në Fier ka përfunduar numërimi i 592 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 104,350 vota ose 57.05 % të votave. PD vjen e dyta me 46,929 vota ose 25.66 % të votave. LSI renditet e treta me 12,387 vota ose 11.81 % të votave. Në Fier ndahen 16 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 10 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandat.

Ja deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Fierit:

PS
1-Erion Braçe
2-Adelina Rista
3-Bashkim Fino
4-Ismet Beqiraj
5-Antoneta Dhima
6-Bujar Çela
7-Tatiana Piro(Nurçe)
8-Anduel Xhindi
9-Gramoz Ruçi
10-Xhevit Bushaj

PD
1-Enkelejd Alibeaj
2-Genc Pollo
3-Myslim Murrizi
4-Luan Baci

LSI
1-Petrit Vasili
2-Robert Bitri

Elbasani- 14 mandate

Është mbyllur numërimi edhe në Qarkun e Elbasanit, ku nga kutitë e fundit të numëruar nuk ka pasur ndryshime në ndarjen e mandateve. Nga Partia Socialiste, ky qark do të përfaqësohet nga 7 deputetë, 3 do të jenë nga PD, 2 PDIU dhe 2 nga LSI. Partia Socialiste ka arritur të marrë 44.29 përqind të votave, Partia Demokratike 20.52, ndërsa me 17.84 përqind PDIU renditet e treta në këtë qark duke lënë të kartën LSI-në me 14.31 përqind të votave.

Ja deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Elbasanit

PS
1-Taulant Balla
2-Evis Kushi
3-Arben Kamami
4-Musa Ulqini
5-Anastas Angjeli
6-Luan Duzha
7-Nuri Belba

PD
1-Edmond Spaho
2-Endri Hasa
3-Luciano Boçi

PDIU
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça

LSI
1-Monika Kryemadhi
2-Edmond Haxhinasto

4-Durrës- 14 mandate

Në Durrës ndahen 14 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandat.

Vlorë- 12 mandate

Në Vlorë ka përfunduar numërimi i 447 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 65,212 vota ose 48.94% të votave. PD vjen e dyta me 22, 574 vota ose 20.69% të votave. LSI renditet e treta me 12,387 vota ose 11.35% të votave. Në Vlorë ndahen 12 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.

Ja deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Vlorës:

PS
1- Damian Lekë Gjiknuri
2- Vilma Bello
3- Alket Hyseni
4- Vullnet Sinaj
5- Andrea Marto
6- Edi Rama
7- Edmond Leka
8- Fatmir Velaj

PD
1- Agron Shehaj
2- Nadire Mecorapaj
3- Vangjel Dule

LSI
1-Sezai Rokaj

Shkodër- 11 mandate

Në Shkodër ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PD 5 mandate; PS 4 mandate; LSI 1 mandat; PSD 1 mandat.

Korçë – 11 mandate

Në Korçë ka përfunduar numërimi dhe nga shifrat përfundimtare PS është kryesuese me 62699 vota ose 48.27% të votave. PD renditet e dyta me 41968 vota ose 32.31% të votave, ndërsa LSI renditet forcë e tretë me 19440 vota ose 14.97% të votave.  Korça ndan 11 mandate deputetësh, e në bazë të rezultateve, rezultati është: PS 6 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat.

Ja deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Korçës:

PS
1-Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi
3-Elisa Aleksander Spiropali,
4-Ilirian Pendavinji
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode

PD
1-Valentina Duka
2-Ervin Salianji
3-Hekuran Hoxhalli
4-Klevis Balliu

LSI
1- Edmond Panariti

Berat – 7 mandate

Në Berat ndahen 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 4 mandate; LSI 2 mandat; PD 1 mandate.

Lezhë – 6 mandate

Në Lezhë ka përfunduar numërimi i 263 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 30,241 vota ose 41.48 % të votave. PD vjen e dyta me 27, 488 vota ose 37.7 % të votave. LSI renditet e treta me 11,210vota ose 15.38 % të votave. Në Lezhë ndahen 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 3 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.

Ja deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Lezhës:

PS
1-Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu
3-Gjetan Gjetani
PD
1-Aldo Bumçi
2-Lindita Metaliaj
3-Andon Frrokaj
LSI
1- Viktor Tushaj

Dibër – 6 mandate

Në Dibër ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 252 të tilla, dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 24.715 vota ose 33.87% të votave. PD renditet e dyta me 21.142 vota ose 28.97% të votave, PDIU renditet forcë e tretë me 12.531 vota ose 17.17% të votave. LSI vjen e katërta me 12.336 vota ose 16.91 % të votave. Dibra ndan 6 mandate deputetësh, e në bazë të rezultateve, rezultati është: PS 2 mandate; PD 2 mandate; PDIU 1 mandat dhe LSI 1 mandat.

Ja deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Dibrës:

PS
1- Ilir Beqaj
2- Almira Xhembulla

PD
1- Dhurata Cupi (Tyli)
2- Xhemal Gjunkshi

PDIU
1- Reme Lala

LSI
1- Përparim Spahiu

Gjirokastër – 5 mandate

Në Gjirokastër ndahen 5 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandeteve është ky: PS 3 mandate; PD 1 mandat; LSI 1 mandat.

Kukës – 3 mandate

Në Kukës ndahen 3 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PD 2 mandate; PS 1 mandat.

About The Author

Related posts