Tetor 20, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ekskluzive/ Afera “ÇEZ”, Romeo Kara: Jozef Hejsek ka dëshmuar për avokatët e Clifford Chance duke u prononcuar hapur kundër ish drejtuesve të shtetit shqiptar Sali Berisha dhe Ilir Meta

Ekskluzive/ Afera “ÇEZ”, Romeo Kara: Jozef Hejsek ka dëshmuar për avokatët e Clifford Chance duke u prononcuar hapur kundër ish drejtuesve të shtetit shqiptar Sali Berisha dhe Ilir Meta
KMA NEWS
Pjesa e parë

Çekët janë shumë të interesuar për zbardhjen e aferës së CEZ dhe përfshirjen e sekserit të djalit të Berishës në aferat abuzive të kësaj kompanie. Mendoni se mund të ketë shpresë për zbardhjen e këtyre aferave?

Ne sistemin ne te cilin presupozohet se po jetojme: krimi denohet, kur zbulohet.

Pra, ndryshe nga ne apo sistemi yne qe nuk funksionon dhe mbyll veshet  per cdo afere, ne Ceki ndjeshmeria dhe pergjegjshmeria eshte me e madhe. Mesa di qeveria ceke po investigon ato fakte qe jane servirur nga media prej meje dhe prej komisionit parlamentar per investigimin e privatizimit te OSSH-se.

Kemi dhene fakte se procesi i privatizimit te OSSH-se eshte i korruptuar dhe si i tille, implikohet patjeter pala ceke, pasi korrupsioni eshte nje tango me minimumin dy pale. Pala ceke eshte e detyruar te investigoje lidhur persa me siper, sepse ata nuk mund te cojne ne kolaps gjithe sistemin duke mbyllur syte edhe veshet.

Per palen ceke ky eshte nje problem shume i madh, pasi jane permendur drejtues te larte te korporates me te fuqishme ne Çeki, me nje xhiro vjetore prej disa miliard eurosh dhe me nje ndikim te padiskutueshem edhe ne jeten politike ceke. Jane dhene 7 milione Euro tek sekseri Nue Kalaj duke filluar qe nga janari 2008 edhe pse tenderi i ketij privatizimi eshte startuar ne qershor 2008.

Pra, sipas llogjikes eshte treguar me prova vullneti i mire i pales ceke per te doravitur pushtetaret shqiptare duke siguar paraprakisht edhe fitoren. Asnje sherbim ligjor i sekserit Nue Kalaj nuk justifikon keto transaksione.

Çeket po tregohen me te zgjuar se ne. Ata po gjurmojne parate. Ne leksionet qe une jap lidhur me pastrimin e parave prane Akademise se Policise, une gjithmone ja u theksoj: follow the money, ndiqni parate. Kjo gje nuk po ndodh ne Shqiperi. Parate nuk po ndiqen dhe po humbet kohe mjaft e vlefshme ne hetimin me sukses te ceshtjes.

Dosja e kesaj ceshtjeje tashme eshte publikuar, popullarizuar dhe nderkombetarizuar, prandaj patjeter qe ka shprese per zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Europa e Bashkuar perfaqeson bashkim vlerash dhe keshtu qe nuk mund te toleroje qe korrupsione te ketyre niveleve te marrin jete brenda saj. Qenia e Çekise ne kete bashkim e imponon zbardhjen e kesaj afere.

Ju permendni termin: sekseri i djalit te Berishes. Une do te thoja me qarte: sekseri i Berishes. Megjithate ekziston nje e-mail ku drejtuesit ceke thone: takimi me te birin, sipas Nuelit eshte shtyre.

Besoj se nisja e investigimit te cezhtjes ne Çeki do te kete patjeter vleren e vete ne zbardhjen e kesaj ceshtjeje si dhe te ceshtjes DIA.

Jane dhene premisat qe me pare, ne tetor 2014, kur ish drejtuesi i CEZ-SHPERNDARJE, Jozef Hejsek ka deshmuar per avokatet e Clifford Chance duke u prononcuar hapur kunder ish drejtuesve te shtetit shqiptar Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk besoj se ata do te mbajne ne kurriz, duke mos folur, mekatet dhe kusuret e politikaneve tane.

Më se njëherë ju keni qënë në krye të denoncimeve të aferave të Berishës, por dhe të interlokutorëve të privatizimit të kësaj kompanie, ku shteti shqiptar ka humbur miliona euro. Më konkretisht, si kanë lëvizur skenarët që sollën dhe abuzimin më të madh me paratë e shqiptarëve?

Une jam prononcuar per aq sa kam pare dhe degjuar. Padyshim qe ne krye te kesaj afere qendron me merite te plote Sali Berisha.

Se kur ka nisur fillimisht dhe si, per kete duhen bere akoma investigime te metejshme, por sipas asaj qe di une dhe qe pohon i famshmi Nuel Kalaj, cdo gje ka nisur ne vitin 2005 sapo Berisha mori pushtetin.

Thuhet se çeket deshtuan ta bejne kete afere me Nanon, por cuditerisht e bene me Berishen. Kjo gje me kujton shprehjen: ujku, ujku, por cakalli beri namin. Kurre Nano nuk u mburr se jam i ndershem, por ne heshtje kete afere nuk e pranoi. Pasi deshtuan me Nanon, çeket futen ne loje Nuel Kalaj i cili tashme e ka pranuar edhe publikisht, se ka patur nje kontrate me CEZ-in per kete qellim.

Pasi eshte rene dakort parimisht, mesa kuptoj une, ka filluar puna per ndarjen e shperndarjes nga KESH-i, e cila u quajt OSSH. Kuptohet gjithmone çeket kane qene te interesuar te privatizojne vetem shperndarjen.

U krijua me shpejtesi edhe modeli i tregut te energjise, por ne procesin e privatizimit te OSSH se u futen ne menyren me te keqe te mundshme duke u nxituar, pa testuar kapacitetet e OSSH-se, pa inventarizuar dhe regjistruar asetet e saj, u nxorr nje baze ligjore ku parashikonte ne kundershtim me interesat e shtetit 76% te aksioneve, duke mos mbrojtur absolutisht interesat e shtetit shqiptar, u ndryshuan mbas dorezimit te ofertave dhe shpalljes se fituesit kushtet e panegociueshme teknike, u be nje proces negocimi i paligjshem, u rrit niveli i borxhit te keq, u kaluan padrejtesisht aktivet tek OSSH dhe pasivet tek KESH, u pagua dy here firma konsulente IFC, nuk u trajtuan si duhet ligjerish ish pronaret e truallit, punonjesit e OSSH si dhe te persekutuarit, te cilet duhet te perfitonin nga te ardhurat e ketij privatizimi.

Shkeljet jane te nje numri te frikshem duke premtuar se pergjate nje investigimi te sakte, do te kemi te tjere persona te implikuar ne kete afere. Mesa shihet, ky proces ka filluar ne 2005 pikerisht ne kohen qe Berisha ka ardhur ne pushtet dhe ka perfunduar ne qershor 2009 pak perpara te zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare.

Përpos akuzave ndaj Familjes Berisha, sekserit të tyre Nuel Kalaj, keni kallzuar dhe në prokurori Berishën dhe sekserët e tij të privatizimit të abuzimit me CEZ. Mendoni se mund të arrihet diçka në lidhje me këto akuza zyrtare tashmë në Prokurori?

 Une fillimisht kam bere deshmine time perpara komisionit parlamentar per investigimin e privatizimit te OSSH-se. Me pas kam ndjekur me vemendje cdo hap te ketij procesi. Per rreth dy muaj, Berisha dhe ushtaret e tij heshten. Pastaj nisen nje proces denigrimi te sinkronizuar perkundrejt meje. Me pas u kalua ne ngritjen e padive penale kunder meje, me qellim qe une te mos vazhdoja publikimin e ceshtjes.

Arsyeja pse une publikova ceshtjen ishte e thjeshte: Berisha do te bllokonte punet e komisionit Balla, duke prishur seancat dhe e vetmja rruge per cuarjen me sukse deri ne fund te ceshtjes ngeli mediatizimi. Mediatizimi i ceshtjes ishte fitorja me e madhe. Ceshtja doli nga kulisat e politikes, prokurorise etj. Edhe pse Berisha ngriti cadren, ne menyre qe komisioni Balla te mos dale me nje raport perfundimtar, kjo gje nuk pati sukses.

Eshte ironike te mendosh qe u ngrit nje cader, e financuar sic thuhet nga parate e OSSH per te mbyllur skandalin e OSSH-se. Ajo cader nuk ka lidhje me hashashin dhe perralla te tjera si keto. Ajo cader u ngrit nga Berisha, per ti sherbyer Berishes dhe vetem Berishes.

Megjithate unë zgjodha vazhdimin drejt, duke dorezuar privatisht nje kallezim penal per personat pergjegjes per kete afere, e bere te pavlefshme ngritjen e cadres. Berisha gjithmone ka bere veprime destabilizuese kur i vjen rreziku afer. Pra deri me tani, askush nuk ia ka dale qe te pengoje kete proces.

Dosja ndodhet sipas premtimit publik qe une kam dhene ne Prokurorine e Pergjithshme, ne ambasadat e vendeve partnere dhe ne media. Jane bere edhe te gjitha deklarimet perkatese ne lidhje me kete ceshtje nga ana ime ne Prokurorine e Pergjithshme. Pra, sot them me bindje se ceshtja eshte ne rrugen e suksesit te plote.

A mendoni se marrëveshja Rama -Basha e 18 Majit do ta sfumojë këtë çështje si rezultat i arritjes së ndonjë pazari të mundshëm. Kjo për faktin se edhe Berisha po hesht.

Pazaret jane pjese e pandare e politikes shqiptare. Pavaresisht se jo te gjithe jane budallenj dhe i kuptojne pazaret, perseri politikanet tane qe karakterizohen nga paturpesia nuk heqin dore nga pazaret. Vete sistemi yne i korruptuar politik, ka per baze pazarin. Kur kjo ceshtje u ngrit, nuk kishte per baze pazarin, por moralin.

Berisha kur ka thene se marreveshja e 18 majit ishte win-win story, padyshim nuk me ka pasur mua parasysh. Padyshim qe kjo ceshtje eshte trajtuar, por trajtimi varet si eshte bere. Fakti qe Basha nuk eshte perfshire absolutisht ne kete ceshtje, tregon se jo te gjithe jane te gatshem te mbyten me Berishen.

Kjo ceshtje ka nisur me “riza te Zotit” dhe si e tille, askush nuk ka fuqi ta cenoje ate. Une do te jem i pameshirshem me kedo qe do te beje pazare lidhur me kete ceshtje dhe cdo ceshtje tjeter tashme. Per ate qe varet nga une vendos vetem une dhe askush tjeter.

Berisha po hesht jo sepse eshte i qete, por sepse keshtu funksionon ai, kur eshte i dhjere, nuk e hap gojen. Eshte me e thjeshte se sa ju mendoni. Berisha ka nje garanci te perkohshme te ky sistem drejtesie dhe mesa nuhas une, po studiohen apo trajtohet ceshtja per tu perdorur ne favor te Berishes afatet e parashkrimit. Ju siguroj se ata qe do te luajne kete loje do te pergjigjen se bashku me Berishen.

Konkretisht mendoni se këto para do të kthehen në arkën e shtetit shqiptar dhe abuzuesit do të dalin para drejtësisë?

Nuk mund te flas me data pasi jam i sigurte se me kete sistem drejtesie asgje nuk eshte e sigurte. Une e kam thene dhe po e them se jemi te vonuar ne arrestimin e personave pergjegjes si dhe sekuestrimin e pasurive te tyre. Pra, ne nje vend normal Berisha tashme do te ishte ne burg dhe pasuria e tij dhe e familiareve te tij e sekuestruar.

Arsyet ligjore per ta arrestuar jane: ai realisht mund te demtoje rende procesin duke qene i lire si dhe mund te beje tjetersimin e pasurive te tij si produkte te veprave penale. Kjo duket e veshtire per momentin edhe per nje arsye tjeter:

Berisha perfaqeson te gjithe megashtresen e politikaneve te korruptuar te cdo lloji, te cilet tek fati i Berishes, shohin fatin e tyre. Arrestimi i Berishes realisht do te jete dita e clirimit te Shqiperise nga korrupsioni./

Vijon nesër…/Pamfleti.com

About The Author

Related posts