Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Isha dhe pashe dje nje qytet qe ende vazhdon te mbaje emrin Durres

Isha dhe pashe dje nje qytet qe ende vazhdon te mbaje emrin Durres

KMA NEWS / Bshkatdhetare te shumte nga vende te ndryshme te botes kane vendosur ti kalojne pushimet e veres si zakonisht ne vendin e tyre te dashur, ne Shqiperi. Megjithe dashurine e madhe per atdheun e tyre, shumica mbeten te trishtuar dhe te habitur nga problemet e shumta dhe shkaterrimet qe i jane bere infrastruktures gjate ketyre 27 viteve perpjekje ne kerkim te demokracise. Vertete bashkatdhetaret tane qe vijne nga jashte i shikojne me mire se kushdo tjeter ndryshimet qe ndodhin ne Shqiperi, por gjithashtu ata me mire se kushdo tjeter shprehen edhe pa paragjykime politike kur behet fjale per vendin e tyre. Nje nder to eshte edhe gazetari Adriatik Dosti, i ardhur me pushime nga SHBA, i cili permes nje shkrimi te tij ne fb, na sjell pershtypjet se si eshte shkaterruar dhe deformuar Durresi i lashte nga politikanet sharlatane pergjate ketyre 3 dekadave. Lexoni postimin e plote, nje shkrim briland dhe prefekt.

NGA ADRIATIK RIZA DOSTI

Ne Durres …por jo si dikur…

Posa le pas ndertimet e objektet e shumta ndertuar ne te dyja anet e se ashtuquajtures Autostrade Tirane -Durres…e sapo tabela te lajmeron se ketu mbaroi Tirana e tani sapo ke hyre ne territorin e qytetit bregdetar Durres…..kurioziteti i syrit te nje vizitori qe ka shume vite pa shkelur kendej natyrshem sa vjen e rritet…
Por mjaftojne vetem pak kilometra rruge qe zhgenjimi e trishtimi per ate c’ ka sheh te jete shume me i madh se kurioziteti, deshira e cdo lloj gjeje tjeter …

Toka djerre , te zena e me nga ndonje shenim shkruar si ato fletushkat e kohes se luftes VFLP…por qe lexojne ..Toka shitet apo jepet me qira..ndetime te gjithefarellojeshme por te lena pergjysem, shtepi banimi e ngrehina te formave e stileve nga me te cuditeshmet ngulur ne te dyja anet e rruges e qe nuk kane te sosur aq sa bezdia qe te krijojne te shtyn te mendosh se ky vend ketu paska qene pa zot e gjithkush qe ka ardhur a zbritur prej diku ka ndertuar ku ka dashur, si ka dashur e cfare ka dashur pa e vrare fare mendjen per asgje .. e duke menduar dhunshem vetem ..sot per sot e ne djall vafte e nesermja…..

Dhe ti..vizitori a deshmitari i radhes se kesaj katrahure urbane, sociale e demografike te sotme .. sa me shume hyn ne xhunglen shqiptare te ”zhvillimit te madh’ ‘te pas 90….qe ne rastin konkret quhet Durres apo Dyrrahium-i i krenarise se djeshme te prejardhjes se shqiptareve te sotem….aq me shume ndjen dhimbje e dicka natyrshem te shterngon gjoksin, psheretin thelle ..dhe natyrisht ze te shash, te cfryshe e te mallkosh te gjithe ata bastarde, politikane, biznesmene, deputete, drejtues bashkish a komunash hajdute, mafioze, te pangopur ne babezine e tyre banale per tu pasuruar permes gjithckaje e me cdo gje …deri ne kete fare feje sa qe edhe njerin prej perlave te natyres e historise se hereshme shqiptare ..Durresin e mrekullive pa hesap…sot e kane denigruar deri ne ate shkalle saqe dhimbja del pertej lotesh e ulerimash….njerezore….

Nje babiloni e vertete dhe nje vaterlo gjakatare ndertimore e ka shperfytyruar Durresin e sotem pothuajse totalisht nga ai i djeshmi..

Natyrisht jane bere edhe disa gjera te mira, te bukura e bashkekohore qe i sherbejne qytetit, komunitetit e banoreve Mix..tashme te Durresit ..por ato numerohen me gishtat e njeres dore ..dhe per to duhet te rremosh si per te gjetur gjilperen ne kashte..

Nuk behej me fjale per te gjetur a pare Maminasin, Rashbullin, Sukthin a Shkozetin e ndonje tjeter pasi keto vendbanime ishin spostuar, zhdukur a shperfytyruar sa qe ti qe i kishe shkelur dikur me qindra e qindra here e kishe te veshtire tashme ta besoje kete qe ka ndodhur sot…sepse atje tej ..ish ngritur Gjiri i Lalzit i Agallareve te sotem shqiptare…me vila, palma, dashnore e rrethuar njesoj si dje,,,me ushtare te armatosur qe mbroinin orgjite e tyre njerezore e politike…

Ne hyrje te qytetit – port…disa lokomotiva e vagone treni te kohes se djeshme,..lene peng diku permbi hekurudhen e heshtur e pa goje ..e qe te jepnin pershtypjen e nje ekspozite ne natyre te Ferro-vias se para shume vitesh te Shqiperise.. ..te lajmeronin per ate qe te priste te shihje me pas…

Dhe zene e te shfaqen radhazi..por te tkurrura e te lena ne harrese.. e gati te pa perfilleshme fare… deri ne injorim total…Amfiteatri i famshem, .Banka nacionale e qytetit, Pallati i sportit R.Ngjala, Teatri A.Moisiu, Stadiumi N.Dovana, Vollga e shkaterruar totalisht, Torra e Qytetit e mbajtur me kembe me shiringa e oksigjen..Bulevardi kryesor i dale duarsh komplet..Vila e Zogut e mbetur me kembe vetem si godine pa fryme e pa shpirt…Shetitorja buze detit ..kur shkon per ne Currila .. varrezat e deshmoreve..lene si kofome e pa kallur mes qytetit e
gjithcka tjeter tipike durrsake…..zhdukur krejtesisht e per t’ ja lene vendin nje lloj ”Durresi te ri”..ku pallatet e shumta marramendese dukej se strehonin durrsake pa mbarim te pas 90– se…ku.. persa kohe qe qendrova ne kete pjese perle te qytetit nuk degjova askend qe te fliste ate lloj gjuhe qe flitej dikur e prej shume vitesh ne Durresin bregdetar.. prej durrsakeve qytetare e fisnike..

I nxehti i tmerrreshem ..rremuja ne trafik e kaosi ne njerez qe ecin neper rruget e qytetit ne forma te tilla a thua se rruget jane per ta… e trotuaret per makinat..me shtyu te vete te ulem per te pire nje birre te ftohte tek Pista Moderne e ndertuar ne brendesi te detit ..qe ne fakt eshte nje nder gjerat me te bukura te Durresit te sotem..

..Pas njezet minuta pritje e ne te vetmen tavoline bosh ..ku askush nuk erdhi per te marre e pastruar gotat e filxhanet qe kish lene para frekuentuesi im..na vjen nje kamarier qe me shume me veprimet e sjelljen e tij duket sikur thote ..thefshi kemben qe erdhet tani se sa te na uroje mireseardhjen,..
..Dhe befasia e injorances se ketij djaloshi mberrin kulmin kur vonesen e sherbimin e tij skandaloz e justifikon me thenien,,,hej …une nuk punoj ketu jashte ..por brenda..ndaj duhet te ma dini per nder qe po ju marr porosine,,???

..E pra deri ketu s’ durova dot.. u ngrita e ika teper i rrevoltuar e i fyer ..duke i thene ketij derdimeni kokebosh se me parate e mija askush nuk mund te me beje dot nder , dhe se ai duhet ti bente nder xhepit te vet e jo mua..se pa klientin ai dhe bossi i tij jane qenie kot , boshe e pa asnje lloj aktiviteti…ndaj i rrofshin godinat e ndertimet e bukura sado te shtrenjta e luksoze qofshin ato…

Ika dhe e lashe aty me kembe si mut…se ashtu e meritonte ….
.
Per te qene realist…pjesa e sistemimit e rregullimit te Portit e kalatat e saja ishin rregulluar e sistemuar me se miri..ashtu sikurse edhe disa vende te tjera te njohura si fytyra e dikurshme e Durresit bregdetar e turistik…por a mjaftonte valle vetem kjo..kur ne mes te qytetit ..jo ne nje por ne disa zona te tij era e ujerave te zeza kuterbonte e ta bente te pa durueshem qendrimin ne qytet ..kur pislliku e plehrat vegjetonin ne te kater anet e Durresit me aq shume uje sa askush tjeter…..

Per andej nga Plazhi…ku dikur ne tironasit nuk shqiteshim kollaj gjate tre muajve te veres e ku kemi aq e aq kujtime te jetes sone se bashku me miqte tane te shumte , durrsaket vendalinj ..te mire e te komportueshem me ne por edhe me te gjithe shqiptaret e tjere qe vinin cdo vit te pushonin ne brigjet e Adriatikut te tyre magjepes,,,as qe ja vlente te shkoje e aq me pak te mendoje se ketu mund e duhej te pushoje ti e familja jote ..si dikur…Harrojeni..

Buze Adriatikut .. ne plazhin tradicional kombetar e nderkombetar,,e ne ato vende qe ne dje i quanim simbolikisht ..Teuta, Hekurudha, Breshka, Iliria..Apollonia , Plepat. Kovalishenca etj etj…tashme ishin ngritur” qytetet bregdetare ” te Kukesit, Pukes, Tropojes, Mirdites , Gjakoves, Kercoves, Gostivarit …por edhe bastionet qe i jepnin te drejte vetes te quheshin vendalinj edhe pse vinin prej Skrapari, Tepelena, Gjirokastra, Permeti, Berati etj etj…

Thjesht e shkurt..Durresi nuk ishte me Durres,,,nga ai i djeshmi .,,qe ishte si ishte te gjithe e donim dhe e adhuronim e qe mezi prisnim te ishim banore sezonale te tij por te pervitshem e te perhereshem…..ketij Durresi te sotem i kishte mbetur vetem Vangjushi me shoke qe kishin marre persiper ta shkaterronin, denigronin e shperfytyronin qytetin e bukur bregdetar me synimin qe neser edhe ata vete te mos ta njihnin me….kurre..

…Dhe merzitshem e mes nje shije shume te hidhur qe me la qyteti.. e deti brilant i te cilit me lidh pa – zgjidhshmerisht me emrin tim….nuk e di pse mu kujtua nje kenge e hereshme e tyre koheve kenduar nga durrsaku i mire Qemal Kertusha…Durres ,,,i bukuri Durres…me mall e deshire ..une ty te admiroj…
..por po kaq kujtoj me shume respekt edhe kolegun tim te mire e te hershem Bujar Qesen qe aq shume ka shkruar , bere e dhene per qytetin e tij te dashur nder vite…

Dhe radhazi mu shfaqen para syve shume figura te respektuara te ketij qyteti e te Shqiperise e historise se saj….Mreteresha Teute…Aleksander Moisiu.. Xon Njala, Guljelm Radoja, Mirush Kabashi, Vangjel Heba, Fadil Hasa..Muharrem Hoxha..Aishe Starja, Nikolin Xhoja, Agron Xhunga, Bespalla, Tut Leshteni, Fred Filjari, Gim Bulku, Mir Hima, etj etj… nje liste e gjate pa mbarim…emra ndaj te cileve te gjithe perulemi me respekt ..

Permenda vetem keta pak emra sepse keto mu kujtuan tani per momentin ..por mbetem me admirim e respekt te thelle per te gjithe ata e ato durrsake qe aq shume i kane dhene qytetit te tyre e Shqiperise nder dekada e ne historine tone kombetare….ndaj mos me paragjykoni ju lutem..ok…please…
.
Isha dhe pashe dje nje qytet qe ende vazhdon te mbaje emrin Durres …por qe me plot gojen them e pohoj se nuk ishte ai Durres qe une di e qe kam njohur gjate gjithe jetes sime…madje jo vetem une..por cdo shqiptar…

Shkoni shiheni, vizitojeni e qendroni disa ore apo edhe nje dite te vetme ne te….dhe ju siguroj se do me jepni plotesisht te drejte…vetem ju lutem gjykojeni e shiheni si qytetare te ketij vendi e ketij shteti…pra pa paragjykime, nostalgjira e pa syze partiake..thjesht si qytetare qe ju dhimbse qyteti por edhe shteti juaj…..

E te gjithe do te psheretini thelle e do te thoni …dje na ishte nje Durres qe na kishte nje Teute , nje Det magjik , nje histori brilante, nje Amfiteater e nje kulture e histori arkeollogjike nder me interesantet ne bote..etj etj
…..e sot ka mbire nje lloj Durresi..qe kurre ..vetem Durres nuk mund te jete… pasi ai ,,ashtu si edhe ”metropoli” Tirane …kane te pakten 27 vite qe jane fort te pushtuar e te uzurpuar dhunshem..nene thundren e pushtuesve te tjere shqiptare zbritur prej andej nga kane mundur..nen kushtrimin fitimtar…te politikaneve po shqiptare..batakcinj e dallkauke te nje soji te rralle e unikal por qartazi e pa komente te teperta,,,dukshem…antishqiptare te betuar…

A.R.DOSTI

About The Author

Related posts