Janar 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mimoza Hafizi mesazh prekës për vrasjen e gjyqtares: Lamtumirë kushërira ime trime!

Mimoza Hafizi mesazh prekës për vrasjen e gjyqtares: Lamtumirë kushërira ime trime!
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Ish deputetja, Mimoza Hafizi përmes një mesazhi prekës ka përcjell ngushëllimet për gjyqtaren që humbi jeten nga një dorë kriminale sot në Tiranë. Bashkë me ngushëllimin ajo bënë me dije se viktima ishte kushurirë e sajë.

Mesazhi i plotë:

Mimoza-HafiziFildes Hafizin e vranë sot pabesisht. Ishte vajzë e rrallë. E donte shumë jetën, adhuronte fëmijët e prindërit, admironte profesionin, respektonte dijen, i përkushtohej karierës, përbuzte injorancën, përçmonte apatinë, sfidonte stërmundimin. U diplomua juriste, magjistrate, gjykatëse duke rritur dy fëmijë. E thurri me mund ëndrrën e vet. Që sot ia prenë egërsisht.

Jam shumë larg e s’mund të shkoj t’i hedh një grusht dhé lamtumire. Me dhimbjen për vitet e pajetuara, me brengën e një vdekjeje që nuk e shmangëm dot, me jehonën e klithmave të saj për ndihmë, me revoltën ndaj sistemit që kemi ngritur.

Por e di se buzëqeshja e saj e bukur do çajë murin e zi të vdekjes për t’iu bërë dritë dy prindërve të mjerë e dy fëmijëve të dashur. Se iu duhet, që t’ia shohin kuptimin jetës edhe pa sytë e Desit.

Lamtumirë kushërira ime trime!

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts