Dhjetor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Princesha Dajana, u vra nga shërbimet sekrete të ushtrisë britanike?

Princesha Dajana, u vra nga shërbimet sekrete të ushtrisë britanike?

KMA NEWS / Gazetarja e “Daily Mail” rindërton skemën e ngjarjes

Vdekja e princeshës Diana, gazetarja: U vra nga ushtria

Ai ishte vrasja e princeshës Diana një operacion ushtarak i forcave të armatosura britanike? Gazetarja Su Rid, e të përditshmes londineze “Daily Mail”, e cila e ka ndjekur këtë çështje që prej fillimit, beson se kjo është e vërteta. Duke mbledhur fakte e dëshmi përgjatë 16 viteve, ajo ka rindërtuar edhe një skeme të vrasjes, që publikohet në 16 –vjetorin e vdekjes së Dianas, mikut të saj Dodi Al Fajed dhe shoferit Henri Pol në kryeqytetin francez, Paris.

Në rindërtimin e kësaj skene, sipas të cilës, aksidenti është vepër e shërbimeve sekrete të ushtrisë britanike, janë marrë parasysh edhe deklarata të dëshmitarëve okularë, biseda të gazetares me specialistë britanikë e francezë të shërbimeve sekrete dhe informacionet që ka dhënë së fundi në polici ushtari N, ish-snajper i regjimentit SAS të Forcave Speciale Britanike.

Sipas gazetares, në ato dy minuta të udhëtimit fatal nga hotel Ritz deri në tunelin Pont d’Alma, Mercedezi ku udhëtonte princesha Diana është shoqëruara nga një motoçikletë ku ndodheshin dy persona të të veshur me të zeza dhe me kaska mbrojtëse. Njëri prej tyres, sipas saj, ka një dritë lazer në drejtim të shoferit, çka ka bërë që ai të humbasë kontrollin dhe të përplaset me një nga kolonat e tunelit.

Gazetarja thotë se në tunel nuk ndodhej asnjë gazetar apo fotoreporter, siç u tha në atë kohë në raportet e policisë.

Në skemën e rindërtuar prej saj, aludohet se njeri nga personat në motor ka bërë edhe lëvizje karakteristike ushtarake, për të konfirmuar vdekjen e personave që ndodheshin në autoveturë.

Me 31 Gusht 1997, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në spitalin Pitie-Salpetiere të Parisit pas dëmtimeve të rënda të marra në kraharor, nga një aksident me makinë. Shoqëruesi i saj, Dodi Al Fayed, vdiq menjëherë në përplasjen e orës 12:25 të mëngjesit. Shoferi Henri Paul ishte i dehur dhe humbi kontrollin e Mercedesit në një tunel. Ai po udhëtonte me shpejtësi të madhe në përpjekje për të shpëtuar nga fotografët paparac. Badigardi i Dianës, Trevor Rees Jones, shpëtoi me dëmtime të rënda. Ai ishte i vetmi që kishte vënë rripin e sigurimit. Vdekja e Dianës, e adhuruar nga miliona vetë për bukurinë dhe natyrën e mirë, zhyti botën në zi.

Diana Frances Spencer lindi më 1 korrik të vitit 1961 në Park House, shtëpinë që prindërit e saj e kishin marrë me qera, në pronën e Mbretëreshës Elizabetë II, në Sandringham, Angli. Në fëmijërinë e saj, kishte shoqëri me Princin Andrew dhe Princin Eduard, djemtë më të vegjël të Mbretëreshës Elizabetë. Kur babai i saj trashëgoi titullin Earl of Spencer, në vitin 1975, Diana u njoh si Lady Diana Spencer. Pasi mbaroi shkollën, Lady Diana u bë mësuese në kopsht në një shkollë në periferi të Londrës.

Në vitin 1980, ajo filloi një histori dashurie me Princin Çarls, djali i madh i Mbretëreshës Elizabetë. Në shkurt të vitit 1981, 33 vjeçari, Princi i Uellsit, shpalli fejesën me 19 vjeçaren. Bukuria e Dianës dhe ndrojtja e saj u bënë objekt i medias. Më 29 korrik, të vitit 1981, rreth një bilion shikues, në 74 vende, u bënë dëshmitarë të martesës së Princit Çarls, trashëgimtar i fronit mbretëror të Britanisë, me Lady Diana Spencer. Të martuar në një ceremoni madhështore, në Katedralen St. Paul, në prezencën e 2.650 të ftuarve, romanca e çiftit ishte për momentin lakmia e të gjithë botës. Fëmija e tyre i parë, Princi William, lindi në vitin 1982, dhe fëmija i dytë, Princi Harry, lindi në vitin 1984.

Çifti përrallor ishte gjithnjë nën vëzhgimin e medias. Paparacët e pavarur e bënë Dianën një nga gratë më të fotografuara të botës, por kjo i shkaktonte asaj depresion. Në vitin 1992, Diana dhe Çarlsi u ndanë zyrtarisht. Në gusht të vitit 1996, princi dhe princesha, pas bisedimeve të stërzgjatura, arritën një marrëveshje për divorcin e tyre. Në këmbim të një vendstrehimi dhe të drejtën për të mbajtur apartamentet, në Pallatin Kensington, dhe titullin e saj, si Princesha e Uellsit, Diana pranoi të heqë dorë nga titulli, Lartësia Juaj, dhe çdo pretendim në të ardhmen, për fronin britanik.

Pas divorcit, princesha popullore ndihej mirë në rrugën e saj për të arritur ëndrrën për t’u bërë “mbretëreshë në zemrat e njerëzve”. Ajo mbeti njeri publik dhe vazhdoi të promovonte shumë kauza humanitare, duke përfshirë përkrahjen për të sëmurët me SIDA dhe fushatën kundra minave tokësore. Në fund të vitit 1996, Diana u lidh me milionerin Dodi Al Fayed, djalin e pronarit egjiptian të dyqaneve Harrods. Lidhja e tyre u thellua në vitin 1997 dhe në gusht ajo shkoi me pushime me Dodin në Mesdhe. Si gjithmonë, paparacët i ndoqën nga pas, dhe një fotograf u pagua 3 milion dollarë, nga tabloidët, për një fotografi të Dianës dhe Dodit, duke u puthur në jahtin e tij.

Më 30 gusht, Diana dhe Dodi shkuan nga Sardenja në Paris. Diana kishte planifikuar të kthehej në Pallatin Kensington të nesërmen, pasi të kalonte një natë në vilën e Dodit në Paris. Atë mbrëmje, Diana dhe Dodi darkuan në një restorant, në hotelin Ritz në Paris, pronar i të cilit është babai i Dodit që prej vitit 1979. Pas darkës, Dodi i kërkoi shoferit të tij të nisej për në vilë, në përpjekje për të larguar fotografët. Nga ana tjetër mori si shofer Henri Paul, zëvendësshef i sigurisë në hotelin Ritz. Ai pranoi, edhe pse ishte i dehur dhe po merrte ilaçe anti-depresive që nuk duhej të përziheshin me alkool.

Rreth mesnatës, Dodi dhe Diana dolën nga hyrja e pasme e hotelit Ritz. Paparacët, që nuk ishin gënjyer nga hileja e mëparshme, fotografuan çiftin, kur po futej në një Mercedes antiplumb, bashkë më badigardin e Dianës. Ndërkohë që po ecnin përmes qytetit, ata po ndiqeshin nga afër nga shumë paparacë me motorë. Në Place de la Concorde, Henri Paul rriti shpejtësinë, në përpjekje për t’u larguar nga paparacët. Në kohën që arritën në nënkalimin e Pont de l’Alma, shoferi po udhëtonte me 120 milje/orë, në një zonë ku shpejtësia lejohej deri në 30 milje/orë. Kur ata u futën në nënkalim, Paul humbi kontrollin, dhe Mercedesi u përplas me një mur dhe goditi kolonat. që mbanin tavanin e tunelit. Paparacët, që ishin 100 jard (91.44 m) pas, patën mundësinë të ndalonin në kohë, në momentin e aksidentit. Disa prej tyre vrapuan për në tunel dhe filluan të bënin fotografi, të cilat u konfiskuan më vonë nga policia.

Mercedesi, që gjendej i përplasur në kolonën e 13-të, ishte bërë si një lëmsh metalik që nxirrte tym. Diana ishte e bllokuar brenda, ishte e gjallë, por me dëmtime serioze në kraharor. Ambulancat erdhën për disa minuta, por, ngaqë makina ishte bërë prej çeliku antiplumb, u desh rreth një orë e gjysëm për ta nxjerrë atë nga makina e shkatërruar. Ajo u dërgua në spitalin Pitie-Salpetiere, ku pësoi atak kardiak disa minuta pasi mbërriti në spital. Kirurgët nuk arritën ta kthenin në jetë, dhe ajo u deklarua e vdekur në orën 3 të mëngjesit. Ishte vetëm 36 vjeç.

Badigardi i Dianës ishte i vetmi i mbijetuar nga përplasja. Ai pësoi tronditje dhe dëmtime të tjera dhe nuk kujtonte asgjë nga përplasja por as nga ngjarjet që kishin pasuar. Autoritet franceze arrestuan 10 fotografë paparacë, të cilët po ndiqnin Mercedesin, dhe u akuzuan për përfshirje në vrasje. Akuzat ranë kur një investigim zyrtar arriti në përfundimin se Henri Paul ishte i vetmi fajtor për aksidentin fatal.

Vdekja tragjike e Dianës shkaktoi një shpërthim ndjenjash të britanikëve, që nuk ishin parë që prej festimeve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Njerëzit, që bënë homazhe, sollën më shumë se një milion buqeta lulesh, në pallatin mbretëror, dhe pritën në rresht më shumë se 12 orë, për të firmosur në librin e ngushëllimeve. Më shumë se 3.500 linja telefonike u vunë në dispozicion, për të mbledhur donacionet për një fond përkujtimor. Brënda një viti, fondi i mbledhur, nga bamirësia, ishte 133 milion dollarë, nga të cilat 48 milion dollarë u mblodhën nga shitjet e këngës, që Elton John ia dedikoi Dianës, “Candle in të Wind 1997”, dhe 20 milionë dollarë u mblodhën nga suveniret e Dianës.

Familja mbretërore përgatiti një funeral shtetëror, për Dianën, në Westminster Abbey, më 6 shtator. Arkivoli i Dianës u dërgua nga Pallati Kensington në Abbey, dhe rreth një milion persona, që vajtonin, rrethonin rrugën. Djemtë e Dianës, William, 15 vjeç, dhe Harry, 12 vjeç, u bashkuan me babain e tyre, Princin Çarls; gjyshin, Princin Filip; dajën, Çarls Earl of Spencer, për të shoqëruar kortezhin me arkivolin. E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte trokëllima e kuajve dhe kumbimi i këmbanave të kishës.

Shërbesa u shikua nga rreth dy bilion shikues në botë. Bashkëpunëtorët e Dianës, në bamirësitë e ndryshme të saj, përfaqësonin 500 nga 2000 vetat që ishin ftuar të merrnin pjesë në funeral. Elton John, një mik i Dianës, preku pjesëmarrësit në ceremoni kur ai këndoi “Candle in the Wind” duke luajtur vetë në piano. Pas shërbesës, trupi i Dianës u dërgua, me një makinë funeralesh, në pronën e trashëguar të familjes së saj, pranë Althorp, në veri të Londrës. Në një ceremoni private, ajo u preh, në një ishull të mbuluar me pemë, pranë një liqeni të vogël, sigurisht larg aparateve fotografikë.

Që prej vdekjes së Princeshës Diana, Althorpi, pronë e familjes Spencer, që prej 500 vjetësh, është bërë tani një vend tërheqës për turistët.

Përkujtimi i 20 vjetorit të vdekjes së princeshës Ledy Dajana

dajana 1Tre ditë më parë më 31 gusht 2017 u kujtua 20 vjetori i ndarjes nga jeta i princeshës së Wellsit Diana, mbretëreshës së zemrave siç e kanë etikuar adhurusit e shumtë të saj në mbarë botën . Njerëzit kanë vendosur buqeta me lule, fotografi dhe mesazhe personale në portat e Kensington Palace. 31 gushti shënon dy dekada që kur princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris. Princat Uilliam dhe Harry e nderuan të ëmën në Kensington Palace, në shtëpinë e saj të mëparshme, duke vizituar një kopsht ku ajo do të shëtiste gjithmonë. Ndryshe nga 10 vjetori i vdekjes kur u mbajt një ceremoni e madhe përkujtimore ku morën pjesë Mbretëresha Elizabeta e 500 të ftuar homazhet me rastin e 20-vjetorit do të jenë të thjeshta e personale. Ndërkohë që në Francë dy dekada më vonë, tuneli Alma në Paris mban ende shenjat e ngjarjes tragjike që tronditi botën, vdekja e princeshës Diana. Skulptura e flakës, e cila qëndron mbi vendin ku limuzina e Lady D u përplas natën mes 30 dhe 31 gushtit të vitit 1997, u krijua si një imitim i statujës së Lirisë në Nju Jork. Por që prej asaj dite ajo u kthye në një memorial për atë që njihej si “princesha e popullit”.

About The Author

Related posts