Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Anthony Joshua – Carlos Takam, në këtë kanal mund ta shikoni duelin e madh

Anthony Joshua – Carlos Takam, në këtë kanal mund ta shikoni duelin e madh
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Televizionin gjerman RTL do ta transmetojë duelin mes Anthony Joshua e Carlos Takam.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon, shkruan Gazeta Express.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titullin në versionet IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam.

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve.

Për 28 vjeçarin do të jetë dueli i 20’të në boksin profesionist ku deri tani ka arritur 19 fitore dhe të gjitha duelet i ka përfunduar para kohe.

Në anën tjetër, Takam 36 vjeçar, ka 35 fitore, tre humbje dhe një barazim. Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin gjerman RTL në 23:00.

Shikoni momentet më të mira të boksierit Carlos Takam:

Video poshtë Anthony Joshua

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts