Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Anthony Joshua mbron titullin e botës në boks

Anthony Joshua mbron titullin e botës në boks
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Anthony Joshua ka rikonfirmuar titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në boks, duke mbrojtur titujt IBF, WBA dhe IBO.

Anthony Joshua mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam, në një meç të zjarrtë në Cardiff.

Britaniku Joshua mbrëmjen e së shtunës mbrojti titullin në Cardiff në “Principality Stadium”, para më shumë se 70 mijë shikuesve dhe milionave të tjerë para ekraneve, duke e mposhtur Carlos Takamin.

Image

Joshua dominoi që në fillimim të ndeshjes. Ai fillimisht e goditi Takam në syrin e djathtë duke e dëmtuar.  Gjatë raundeve të tjera Joshua e ka dëmtuar edhe në anën e majtë, çka detyroi gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen, duke i dhënë fitoren Joshuas që i ka mundësuar të mbrojë edhe titullin e kampionit të botës.

Kjo ishte fitorja e 20 në 20 ndeshje deri më tani në karrierë për Joshuan, 19 me nokaut dhe kjo tani e ndërprerë para kohe për shkak të  dëmtimeve të kundërsharit.

Josha pas ndeshjes shprehet se do të bëjë karjerë të madhe .

“Dua qe te bej karier edhe me te madhe ne boks. Dua qe ta mbroj ende titullin dhe te vazhdoj me fitore”  tha Joshua

Image
 
REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts