Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Çfar po ndodh: Kryeministri Rama vizitë urgjente në SHBA!

Çfar po ndodh: Kryeministri Rama vizitë urgjente në SHBA!

KMA NEWS / Kreu i qeverisë, Edi Rama mësohet se është nisur dje me urgjencë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë udhëtim të beftë të kreut të shtetit.
“Burime të sigurta nga stafi pranë tij e konfirmojnë këtë lajm, por sipas tyre kjo vizitë ka të bëjë me një vdekje në rrethin e të njohurve të tij, përtej oqeanit. Por burime të tjera thonë, se “vdekja” është një alibi pas dekonspirimit të kësaj vizite të fshehtë 24 orëshe në SHBA”, raporton Syri. Net.
Vizita urgjente, nëse nuk është për arsye familjare, koçidon me zhvillime të rëndësishme në Shqipëri dhe që lidhen me SHBA.
Prej një jave Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka nisur një sulm frontal ndaj drejtësisë, politikës dhe zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Dje, Lu goditi fortë qeverinë e PS-së kur tha se në Shqipëria ka 4 klane dhe 20 familje mafioze. Deklarata është një akuzë e rëndë ndaj qeverisë aktuale dhe Kryeministrit që deklaron në çdo fjalim se “po bëjmë shtet”. Pas qëndrimeve të ambasadorit, natyrshëm lindin kontradikta të forta me qeverinë. Sepse nëse Kryeministri thotë se po ndërtohet shtet dhe krimi është mposhtur nga reformat, si ka mundësi që nuk kapen 20 familjet mafioze që deklaron Ambasadorit?
Kjo kontradiktë e fortë mes reformave që pretendon Kryeministri dhe qëndrimeve të ambasadorit, të cilat janë direkt qëndrime të DASH dhe Uashingtonit ka vënë në lëvizje personalisht Edi Rama. Kujtojmë se vetëm dhjetë ditë më parë Edi Rama ishte në SHBA. Urgjenca e udhëtimit të fundit do të thotë se qeveria është e shqetësuar nga linja e fortë e ambasadorit, i cili përcjellë qëndrimin e Uashingtonit në Tiranë.
Nga vizita e Ramës në Amerikë do të varen jo pak zhvillime politike më pas. Kjo shpjegohet dhe me heshtjen totale të mazhorancës ndaj deklaratave të diplomatit amerikan.
Që prej së shtunës së kaluar Donald Lu ka bërë dy goditje të forta ndaj qeverisë. Si fillimi e akuzoi indirekt për korrupsionin dhe u bëri thirrje qytetarëve që të rrëzojnë qeverinë nëse ajo nuk u përgjigjet kërkesave të tyre. Ndërsa goditja e dytë ishte edhe më e rendë dhe e rrallë për një diplomat kur foli me emra për krimin e organizuar. Për të dyja këto qëndrime nuk ka pasur asnjë deklaratë, reagim, të qeverisë apo strukturave të saj.
Duket se qeveria po tenton që të ndryshojë situatën, jo me veprime këtu në terren, por duke ndryshuar qëndrimet në SHBA. Sot po udhëton prapë nga SHBA në drejtim të Tiranës. Takimi atje ishte dy orësh.

About The Author

Related posts