Dhjetor 07, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Debat në Kuvend për reformën zgjedhore

Debat në Kuvend për reformën zgjedhore

KMA NEWSSot në Kuvend do të debatohet dhe më pas votohet, projektvendimi “Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore”.

Ky projektvendimi u be shkak i debatit dhe përplasjeve të forta në seancën e një jave më parë ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Opozita ishte përgatitur për ta debatuar por mazhoranca e shtyu me një javë, debatin.

Përplasjet e e së enjtes së shkuar sollën 5 ndërprerje të njëpasnjëshme të seancës nga ana e kryetarit Gramoz Ruçi për shkak të protestës së opozitës që këmbëngulte për zhvillimin e debatit dhe më pas evoloi deri në përjashtimin nga seanca të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Basha deklaroi pas përplasjes se qeveria i shmanget debatit dhe fjalës së lirë sepse ka frikë prej tyre, kurse mazhoranca i qendroi deklaratës se kishte nevojë të përgatitej.

About The Author

Related posts