Dhjetor 11, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Debate në kuvend ku po diskutohet projektligji për pakicat kombëtare

Debate në kuvend ku po diskutohet projektligji për pakicat kombëtare

KMA NEWS / Ka nisur me debate senaca plenare e kësaj të enjteje, ku po diskutohet projektligji për pakicat kombëtare. Ashtu si dhe javën e kaluar, në fillim të seancës u përplas kreu i PD, Lulzim Basha, me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për pr/ligjin për pakciat kombëtare.

Ndërkohë, nga ana tjetër, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e ka vlerësuar pozitivisht nismën e qeverisë shqiptare për të miratuar një projektligj për pakicat kombëtare.

vasilika-hysi-415x260Nga foltorja, nenkryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria ka ratifikuar Konventën për pakicat kombëtare dhe se këto të fundit janë një vlerë e shtuar e shoqërisë.

“Shqipëria ka ratifikuar konventën për pakicat kombëtare. Ato anë një vlerë e shtuar e shoqërisë. E vlerësoj pozitivisht nismën e qeverisë për miratimin e një pr/ligji. Ne pasurojmë shoqërinë shqiptare me vullnetin për të mbrojtur pakicat. Hartimi dhe konsultimi i këtij ligji para se të vijë në kuvend është model. Ideja për të pasur një pr.ligj ka qenë shumë e vjetër, që në vitin 2006. Ky projekt u mundësua në vitin 2014 dhe u deshën tre vite punë për të pasur një projekt të mirë. Në Komisionin e Ligjeve ka pasur diskutim dhe të gjithë deputetët e kanë parë këtë ligj me vëmendje dhe duke e vlerësuar atë si një ligj ku nuk mund të bëhet politikë. Pakicat duhen vlerësuar si një vlerë në shoqërinë shqiptare dhe jo si vlerë politike. Ne arritëm të përmirësojmë draftin e paraqitur në mbrojtje të pakicave dhe kurrsesi për të cenuar përkatësinë e tyre”, tha Hysi.

Replik mes Vangjel Dules dhe Ditmir Bushatit

duleDule: Pse drafti për pakicat paraqitet nga ministrja e Jashtme? Bushati: Është miratuar nga 4 ministra

Ndërkohë ka pasur replika mes kreut të PBDNJ, Vangjel Dule me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Dule ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës duke kërkuar sqarime nga Bushati se pse ky pr.ligj paraqitet nga ministrja e Jashtësme dhe jo nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme.

“Përse ky ligj mbrohet në komisione dhe paraqitet nga ministrja e Jashtme dhe jo nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e punëve të brendshme. Përse zgjodhët natyrën e ligjit kuadër për këtë pr.ligji për minoritetet në një kohë që kërkohej një ligj për implementimin? Në hartimin e këtij ligji a keni marrë si referencë ligjin e ndonjë vendi tjetër të rajonit me të njëjtat ngjashmëri për respektimin e të drejtave të minoritetit dhe nëse po,cilin?”- tha Dule.

bushati-ditmirPor ministri Ditmir Bushati është përgjigjur duke thënë se pr.ligji është miratuar nga 4 ministra dhe Ministria e Jashtme është përgjegjëse për raportimin.

“Në lidhje me pyetjen e parë se pse ministrja e punëve të Jashtme e ka prezantuar ligjin në komisione dhe në seance informacioni juaj është i pasaktë, Ky pr.ligj është miratuar në Këshillin e Ministrave nga 4 ministra. Ministria që unë drejtoj është institucioni përgjegjës për raportimin. Ju them që nga viti 200 e deri me sot ka një ndërveprim bazuar në konventën kuadër dhe Shqipëria ka disa detyrime. Kemi një ligj kuadër në bazën e të drejtës kombëtare, ne me këtë ligj krijojmë bazën e akteve nënligjore. Kemi marrë rastet nga rajoni? Është e vështirë pasi praktika është e shumëllojshme. Ka vende që kanë një realitet multientik”- tha Bushati.

About The Author

Related posts