Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ish ministri Manjani kundër Tahirit: Një propozim që legalizon një poshtërsi

Ish ministri Manjani kundër Tahirit: Një propozim që legalizon një poshtërsi

KMA NEWS

Nga Ylli Manjani

Ka një propozim, ndër të tjera, të mos dënohen përdoruesit e drogës. (Të paktën ky është përceptimi mediatik i propozimit).

Duket si diçka pozitive në pamje të parë. Në fakt unë kam qenë propozues i dënimit tē përshkallëzuar të “komunitetit” përdorues, prodhues dhe tregëtues të drogës. Por jo përjashtues fare nga dënimi.

Përjashtimi nga dënimi është krejt tjetër gjë nga përshkallëzimi i dënimit! Me gjyqtarët e Krimeve të Rënda konkluduam qartësisht në favor të përshkallëzimit dhe jo përjashtimit të dënimit.

Përjashtimi nga dënimi për qëllim përdorimi është në fakt LEGALIZIM i tregut të zi të drogës!

E thënë më thjeshtë: një përdorues që nuk dënohet, do kërkojë drogë në treg. Por tregu i ligjshëm nuk ka, sepse tregëtia e drogës nuk lejohet. Prodhimi që të furnizojë tregun, jo e jo!

Atëhere përdoruesi do ti drejtohet tregut të zi. Pra indirekt mos dënimi i përdoruesit njeh dhe legalizon edhe tregun e zi!!!

Mendojeni se me çfarë “gëzimi” e presin këtë ligj spacatorët e drogës nëpër shkolla apo lokale nate!

Ja ku të çon një propozim i pa studiuar, për qëllime krejt politike!

Nëse propozohet legalizimi i drogës nuk është vetëm Kodi Penal që ndryshohet. Përkundrazi ai është i fundit në radhën e ndryshimeve ligjore.

Pyetja e vërtetë mbetet: vërtetë duam ta legalizojmë këtë poshtërsi?!

Vendimmarrës! Mendojeni mirë këtë gjë!!!

Ja propozimi i  Saimir Tahirit: Të hiqet burgu për personat që kapen me drogë për konsumim vetjak

tahiriMbajtja drogës në sasi të vogla, për konsum vetjak, nuk do të konsiderohet më vepër penale. Kështu parashikon një paketë me ndryshime në Kodin Penal, depozituar ditët e fundit në Kuvend.

Ndryshimet janë propozuar nga deputeti Saimir Tahiri. Ndër të tjera, drafti i propozuar nga Tahiri dekriminalizon mbajtjen e sasive të drogës vetëm për konsum vetjak.

Konkretisht, personat që kapen nga policia me sasi të vogla droge, për konsum vetjak, nuk do të ndiqen më penalisht dhe as nuk do të dënohen. Një akt i tillë do të konsiderohet thjeshtë kundërvajtje administrative.

“Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak nuk përbejnë vepër penale por kundërvajtje administrative. Shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i lendeve narkotike ose psikotrope si dhe mbajtja në një sasi më të madhe se ajo që me ligj konsiderohet për konsum vetiak, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në projektligj.

Projektligji ndryshon pikërisht nenin 283 të Kodit Penal në fuqi. Sipas këtij neni, shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Ndërsa, organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. /Shqiptarja.com/

About The Author

Related posts