Gusht 15, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kur ishte ministër nuk i arrestoi, tani që u bë viktim i denoncon: 30 deputetë të lidhur me kriminelë?!

Kur ishte ministër nuk i arrestoi, tani që u bë viktim i denoncon: 30 deputetë të lidhur me kriminelë?!

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

genta-1Saje deklarata se ka mbi 30 deputetë që qarkullojnë me kriminelë jashtë vendit është një tregues I rëndë se nuk kanë funksionuar strukturat e shtetit. 1.Fakti që ke ditur, ke pasur informacion dhe nuk ke vepruar në kohën e duhur quhesh b/puntor I krimit. 2. Fakti që nuk veprove për 4 vite pa marrë masa do të thotë që ata 30 veta I ke shantazhuar e të kanë shantazhuar pët të mosvepruar dhe për të mos zbatuar detyrën dhe ligjin për të cilin ishe zgjedhur në postin më të lartë të sigurisë së vendit. 3. Nuk fole, nuk veprove, nuk denoncove të nxjerrin si b/fajtor në krim. 4. Fakti që e përmend pikërisht në këtë moment në pa 5 para arrestimit është një form shantazhi dhe presioni personalopolitik ndaj kolegëve të tu ortakë në trafik nga të gjitha palët në pd, ps, lsi. 5. U shfajësove për makinën dhe shitblerjen disa vite më parë nëpërmjet noterit, ndërkoh që nuk mban mend sa lek e ke shitur. Si ka mundësi një kryefamiljar spurdhjak në moshën 33vjeçare nuk mban mënd të ardhurat nga një shitje dhe as shifrën e lekëve. Të gjithë shqiptarët i mbajnë mend burimet serioze të parave nga u vijnë sidomos kur kanë burime modeste të ardhurash. Fakti që nuk mban mend do të thotë që ose stresi, ankthi janë faktor të humbjes së kujtesës, por nga ana tjetër ekziston dokumenti I noterit në rastin tënd që do duhej të të nxirrte të pastër. As këtë info nuk e ke, atëherë në raste të tilla info si këto duhet ti dijë b/shortja, por si mund të dalësh në publik e të thuash, “nuk e di, nuk e mbaj mend” duke pritur se ky qëndrim të shfajëson nga akuza ose dyshimi!?. 6. Përmende se abuzohet me çështjen e faktit se janë kushurinj të largët, ke të drejtë, e marrim të mirqënë që abuzohet politikisht. Atëherë përmendja e emrit tënd nëpër telefonata ishte për shkak se ishe ministër dhe u quajt tangërllik dhe fryrje mafjozësh, e marrim edhe këtë si fryrje e luftës politike. 7. Diçka mbetet e pakuptueshme përse nevoja të përdorësh makinën e shitur (që s’i mban mend çmimin, s’i mban mend faturën, por që e shite pas problematikës dhe denoncimit që shfaqi oficeri Zagani? (I cili gjendet në Zvicër nën statusin e mbrojtjes së dëshmitarit). 8. Gjithashtu çështja e xhirove të tua me makinën që kishe shitur, por që e merrje për përdorim me raste sipas korrjeve dhe kërkesave të tregut të hashashit. Si mund të përdorësh makinën e një kushuriri të 10të që as e njeh as e ke takuar por që e prezanton duke u justifikuar si një blerës. Cili blerës të jep makinën në përdorim edhe disa muaj vite pasi ta shesësh makinën. Shteti të paguan makinë dhe shofer kurse ti paske qënë në hall të madh të marrësh borxh makinën e shitur por pa doçumenta e pa targa të ndryshuara. Nëse kishe probleme me pasurinë për shkak të përmbarimit dhe gjyqeve me familjen Berisha përse nuk informove shtetin, strukturat vartëse të ministrisë që drejtoje apo mendoje se kishe kapur bolet e zotit dhe nuk të prekte askush.?! Në të dy rastet e kishe me paramendim, në rastin e parë krim me paramendim ndaj shtetit në lidhje me fshehjen e shitjes dhe pagesën e taksave dhe në rastin e dytë krim me paramendim ndaj qytetarëve në lidhje me trafikun që organizoje dhe lejoje gjatë periudhës që ushtrove detyrën e lartë të ministrit. 9. As, supozojmë se të gjitha këto janë akuza boshe dhe ti je I pastër, atëherë përse trafikantët kushurinjtë e dhjetë të cilët as nuk I ke takuar, as I njeh personalisht, por çuditërisht janë në merak për gustot e nënës dhe gruas tënde për bizhuteritë e modës së fundit. Të gjitha mund ti hedhësh poshtë Saje me isterizmin tënd duke folur pa fund, por pa thënë asgjë, a s’më thua, përse dole sot në emision, ndërkoh që kjo intervistë nga aspekti juridik është fundosja jote përfundimtare. Saje, ti ke mbaruar juridikun dhe duhet ta dish se nëse je I papërgatitur në qëndrimin tënd gjithçka që shpreh do të përdoret kundra teje përpara ligjit. Saje, kjo intervistë duke marrë parasysh të gjitha këto gafa të përcipta pa u futur më thellë në pozicionimin tënd vihet re se ke kryer vetvrasje juridike dhe politike. Pavarësisht se dalja në intervist të rivendos marrdhënien me publikun, duke I shpëtuar linçit publik, por nuk të rivendos marrdhënien me politikën dhe drejtësinë. Saje iku koha e bandave treshe vip dhe rrip që shpëtonit me një intervistë dhe çudia më e madhe zgjaste tre ditë. Banda treshe vip dhe banda treshe rrip me klanet pd, ps, lsi ky është fillimi I fundit tuaj. Saje mos e merr personale, rastisi që ishe ministri I brendshëm dhe duhet ta dini të gjithë ju 140 horrat e parlamentit se ndryshimet vijnë, fillojnë, nisen pikërisht nga kjo ministri. Drejtësia, vetingu duhen zbatuar dhe nëse ti do ishe I pastër nuk do ishe kaq I zhytur në pisllik me fakte rrethanore siç dëshiron ti quash ti dhe avokati yt. Prandaj Saje me dashuri e qetësi nën sqetullën e likes, saliut, monçkës dhe kolegëve të tjerë ortakë e b/puntor në krim, mbase s’i dihet jeni me fat nuk zbatohet reforma në drejtësi. Deri atëherë prit të shohim çdo pjellësh.

About The Author

Related posts