Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Manjani: Gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestohet, nuk kanë asnë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos!

Manjani: Gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestohet, nuk kanë asnë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos!

KMA NEWS / Ish-ministri i Drjetësisë, Ylli Manjani ka reguar duke thënë se arrestimi i ish-kreut të PS-së, Fatos Nanos sipas tij nuk ka lidhje me ‘çështjen Tahiri’.

“Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë”, thotë Manjani.

Reagimi i plotë:

Flasin përçart…
Jo Saimiri, por edhe Rama vetë e madje e gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestoheshin, prap nuk kanë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos! Asnjë lidhje!

Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë!

Nano pas burgut nuk bëri asnjë tentativë për të kapur drejtësinë, qoftë dhe për të marrë hak! Rilindja do ta kapë atë para burgut dhe për tu hakmarrë paraprakisht!

Politikisht Nanos Rilindja i vjen anash, me thënë të drejtën! Cilido qoftë çmimi që paguan për ti përdorur emrin, prap Rilindja është vite drite larg Tij….

Rama:  “A nuk ngjan kjo barbari me atë që ndodhi në fillim të viteve ’90 kur drejtësia çoi pas hekurave kryetarin e partisë tonë.

nano burgAq në hall ishte Edi Rama me qëndrimin që do të mbante sot për Saimir Tahirin sa u deyrua t’i thërrasë në ndihmë edhe memories së militantëve socialistë që kanë protestuar dhe janë përgjakur për të denoncuar burgun politik të Fatos Fanos. Ai vuri një shenjë barazimi mes prangave në duart e ish kryetarit dhe kërkesës për imunitetin e Tahirit. “A nuk ngjan kjo barbari me atë që ndodhi në fillim të viteve ’90 kur drejtësia çoi pas hekurave kryetarin e partisë tonë. Me ca letra magazine nga Italia, por me demek për të bërë drejtësi. Kush e inskenoi pas 25 vitesh atë stafetë barbarie, mes politikës së baltos dhe drejtësisë së burgos” pyeti sot Rama?

Por ky krahasim sa i pa vend aq edhe i ekzagjeruar, është vetëm prova se kryeministri gjendet në hall. Nuk ka asnjë lidhje mes burgut politik të Nanos që ishte kryetar opozite dhe Tahirit që është në pushtet dhe akuzohet për lidhje me trafikantët e drogës. E para se kohët janë të ndryshme, e dyta sepse për Nanon u vërtetua katërcipërisht se mori një ndëshkim politik nga regjimi diktatorial i Berishës, e treta se ai u shpall në fund i pafajshëm.

Në atë kohë, kur ishte në burg, Fatos Nano u shndërua në simbolin e betejës për demokraci, të drejta dhe liri opozitarizmi në vend. Ai ka mbetur në memorien se socialistëve (pavarësisht nga veprimet e mëvonshme) si një relikë përbashkuese e një kohe plot idealizëm.

Prandaj Edi Rama e ka të vështirë të tallet me këtë trashëgimi të përbashkët të së majtës, edhe nëse me ndonjë leje ndërtimi pranë Tegut, arrin t’i mbyllë gojën ish të burgosurit politik. Sepse pronar i trashigimisë së Nanos sot nuk është vetëm ai, por gjithë socialistët e dikurshëm.

About The Author

Related posts