Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mati nuk mund të përdoret politikisht nga as kush!

Mati nuk mund të përdoret politikisht nga as kush!

KMA NEWS / Turizmi është jo veç një nga levat më të fuqishme për zhvillimet ekonomike të vendit, por është edhe një paqyrë për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Duke qënë se politikanve shqiptarë nuk u ka munguar shpërdorimi i votës së shqiptarve, kanë filluar të shpërdorojnë edhe atë pasuri të çmuar natyrore që zoti na ka lënë, siç është Turizimi.

Qeveria sipas mediave shqiptare po degradon Butrintin, një nga perlat e turizmit, ndërkohë nga ana tjetër opozita tenton ta përdori turizmin për kredo politike dhe për tu dukur para elektoratit megjithëse fushata ka mbaruar me 23 qershorë ditë e premte.

Të marrët nuk shikojnë, nuk dëgjojnë dhe nuk do të dëgjojnë derisa një ditë të bien vetë në humnerën që i kanë përgatit Shqipërisë gjatë këtyre 27 viteve, pa përjashtuar ato të 50 viteve më parë.

Zoti Agron Malaj denoncon përmes faqes së tij sociale në Fb, se si opozita dhe deputetët e sajë po i përdorin politikisht panairet që po zhvillohen për promovimin e turizmit në zonat turistike të krahinave të Matit. Të vjen keq se një gjë e tillë nuk ndodh vetëm në Mat.

Mati është qendra e qytetrimit Ilir, një vend me tradita e kulturë të lashtë. Ky vend, vendlindja e heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) është lënë në harres jopa qëllim nga pushtetet e ndryshme dhe regjimet në Shqipëri. Mati është një vlerë për mbarë kombin shqiptar, por që nuk ekspozohet ashtu si puna e Mercedezit. Thonë se malli i mirë nuk ka nevoj për vitërinë dhe ekspozim, por paska qenë thënje e gabuar për ne se jetojmë në Shqipëri!

Po pyetja që lind është: pse sot vetë matjanët duan ta përdorin Matin politikisht? Kjo ja vlen të trajtohet në një temë tjetër të veçantë.

Ja çfar shkruan Agron Malaj

agron malajTurizmi ne Mat !
Sot e kishte fshati Macukull rradhen nga axhenda e bashkise Mat .Bashkia ben mire qe i ben keto aktivitete nqs jane pa perfshirjen e fjalimeve politike te deputeteve te pd dhe te kryetarit te Partise Demokratike Mat.Do ishin me te bukura dhe me gjithperfshirese.Mar shkas nga panairi I Bashkise Klos ku kryetari Pd beri dhe nje fjalim fushate pa asnje lidhje me panairin por vetem e politizoi ate dhe I vuri damken panairi politik I radhes. E njejta situate dhe sot ku deputetja Dhurata Çupi ne panairin ne fshatin Macukull filloi me nje fjalim ku kryefjala ishte “qeveria ska bere Investime ne Mat” . Dua ti kujtoj deputetes se nderuar qe ishte kjo qeveri e majte qe ju dha 6 miliard leke te vjetra bashkise Mat dhe Klos, ishte kjo qeveri ku investoi ne rrjetin e energjise elektrike ne te gjithe Matin dhe ne fshatit Macukull,gje per te cilen per tete vite ju nuk e bete.Ne tete vite ju e late macukullin pa uje, pa rruge , pa energji elektrike.Jua thashe ne tete vite sepse në 25 vite fshati Macukull eshte drejtuar nga te djathtet, dhe sot flisni per qeverine.Flisni per Investime ku jeni ju pergjegjes per ti bere ato , pra ju .Bashkia drejtohet nga e djathta.Dua ti kujtoj Deputetes premtimet qe ju bete matjaneve ne fushaten elektorale , ku i premtuat Macukullit rruge me asfalt dhe i bete nje rruge zhavorri turpi, i premtuat uje te pijshem dhe ujin e keni akoma nen administrimin e militanteve tuaj qe jane kthyer si kucedra ne perrallat per femije , ku nje pjese nuk kane per te pire e nje pjese e shperdorojne sipas qejfit.I premtuat punesim dhe administrate ku sot ne skandalin me te madh keni hapur zyrat e brenda shkolles se Macukullit,nje skandal qe nuk ka ndodhur kurre ne histori.Pra kjo eshte fasada e fjalimeve tuaja znj deputete, por Macukllanet jane njerez te mencur dhe te beses dhe nuk mashtrohen nga keto fjalime.Ju e pate dhe vete ndeshkimin qe moret ne keto zgjedhje ku macukulli pas 25 viteve votoi tek qeveria e se drejtes e punes dhe e popullit jo e mashtrimeve 25 vjecare.

Më poshtë një kopje e fondeve që Bashkia Mat ka marrë nga Buxheti i Shtetit e postuar nga zoti Malaj

fondet

About The Author

Related posts