Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Media amerikane: Juria federale miraton akuzat e para në hetimin për ndërhyrjen ruse

Media amerikane:  Juria federale miraton akuzat e para në hetimin për ndërhyrjen ruse
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Një juri e lartë federale në Shtetet e Bashkuara ka miratuar akuzat e para që kanë të bëjnë me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, hetim që drejtohet nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.

Media amerikane njofton se paraqitja e akuzave u bë të premten në mbrëmje.

Veprimi i jurisë federale u njoftua fillimisht nga rrjeti CNN i cili citoi burime të kenë thënë se të akuzuarit mund të arrestohen të hënën. Akuzat e sakta janë ende të paqarta.

Një zëdhënës i prokurorit Mueller nuk pranoi të komentonte.

Rrjeti CNN tha se avokatët që punojnë me ekipin e zotit Mueller u pane të hynin në një gjykatë federale në Uashington DC të premten ku juria takohet për të dëgjuar dëshmitë.

Mueller ka mbajtur të fshehtë deri tani informacionet për hetimin.

Ai u emërua si prokuror i posaçëm në maj, pak pas pushimit nga puna të drejtorit të atëhershëm të FBI-së James Comey, për të hetuar pretendimet se fushata Trump kishte bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë për të fituar zgjedhjet. Ai po ekzaminon gjithashtu mundësinë që presidenti të jetë përpjekur të ndërhyjë në hetimin për Rusinë.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts