Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Megjithëse nënë terrorin e policisë katalonasit votuan me shumicë për pavarësinë (Foto)

Megjithëse nënë terrorin e policisë katalonasit votuan me shumicë për pavarësinë (Foto)

KMA NEWS / Qeveria e Katalonias tha të hënën se rezultatet paraprake tregojnë se 90 për qind e votuesve që morën pjesë në referendumin e së dielës, duan që rajoni të shpallë pavarësinë nga Spanja.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale, Jordi Turull, tha se 2.02 milionë nga 2.26 milionë votues janë shprehur në favor të pavarësisë.

Presidenti katalonas, Carles Puigdemont, tha më herët se do të shpallë njëanshëm pavarësinë nga Spanja nëse rezultati dëshmon se mbi 50 për qind e votuesve duan të ndahen.

“Ne kemi fituar të drejtën që të kemi shtet në formë të republikës”, tha zoti Puigdemont në një fjalim televiziv pas mbylljes së votimeve.

Qeveria e Spanjës kundërshton me forcë.

Mariano rajouQeveria e Spanjës kundërshton me forcë. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili foli nga Madridi, kritikoi votimin duke e quajtur atë të paligjshëm dhe një sulm mbi sundimin e ligjit.

“Në këtë kohë, unë mund të përsëris me fjalët më të forta atë që ju tashmë e dini dhe atë që kemi parë gjatë gjithë kësaj dite. Nuk ka pasur një referendum mbi vetëvendosjen në Kataloni sot”, tha kryeministri Rajoy.

Zoti Puigdemont u përgjigj, duke thënë “imazhi i jashtëm i shtetit spanjoll vazhdon të përkeqësohet”.

Zyrtarët në Kataloni thanë se më shumë se 800 persona u plagosën kur policia u përpoq t’i pengonte qytetarët të votojnë. Gjykata Kushtetuese e Spanjës kishte pezulluar një ligj të miratuar nga parlamenti i rajonit, që bënte thirrje për votim, por referendumi u mbajt megjithatë.

katalona

Oficerët e policisë kombëtare të Spanjës bastisën qendrat e votimit në një përpjekje për t’i mbyllur ato dhe për të penguar votimin. Policia shfaqej në video duke tërhequr njerëzit nga qendrat e votimit dhe duke i rrahur e goditur votuesit e mundshëm dhe demonstruesit.

Zoti Puigdemont tha se do të apelojë në Bashkimin Evropian për të shqyrtuar shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën vonë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Spanjë të fortë dhe të bashkuar. Shtetet e Bashkuara gjithashtu mbështesin të drejtën për tubimin e lirë, thuhej në deklaratë në të cilën po ashtu u kërkua nga palët e përfshira që të veprojnë në pajtim me ligjin spanjoll.

Disa sindikata dhe organizata të tjera kanë bërë thirrje për një grevë të martën, në shenjë proteste ndaj masave të përdorura nga policia.

katalona polia katalonaa katalona 2jpga katalona 3jpga katalona 1jpga katalona 4jpg

About The Author

Related posts