Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ndahet nga jeta ish ministri Dritan Prifti

Ndahet nga jeta ish ministri Dritan Prifti

KMA NEWS / Ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare ish-deputeti dhe ish-ministri Dritan Prifti .

Ish Ministri i LSI-së Dritan Prifti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë në gjak dhe u ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve mjeksore vitet e fundit.

Kishte disa vite që Prifti ishte shkëputur nga politika për t’ju nënshtruar kurimit, fillimisht në Itali e më pas në Gjermani.

Por pavarësisht trajtimeve të gjata, gjendja shëndetësore e 49-vjeçarit u rëndua shumë. Prifti u kthye dje nga Italia pas një operacioni të pasuksesshëm atje ku mjekët nuk i dhanë më shpresë për jetë.dhe sot ai e humbi betejën me vdekjen, duke lënë pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë.

Dritan Prifti lindi në Berat më 27 gusht 1968. Nga viti 2009 deri në 2011 ishte deputet i Lëvizjes Socialiste per Integrim. Dritan Prifti ishte Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë nga viti 2009 deri 2010.

 

About The Author

Related posts