Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përplasja mes Madridit dhe Katalonias hyn në një fazë kritike

Përplasja mes Madridit dhe Katalonias hyn në një fazë kritike
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Qeveria spanjolle njoftoi se synon të shkarkojë zyrtarët e qeverisjes lokale të rajonit Katalonia dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve, në kuadrin e përpjekjeve për të bllokuar shkëputjen e rajonit. Megjithatë, separatistët katalonas thonë se nuk do të nënshtrohen dhe se do të kalojnë në mosbindje masive civile.

Aktivistët pro pavarësisë në rrugët e Barcelonës dolën dje në rrugë për të kërkuar lirimin e dy udhëheqësve të tyre që u burgosën disa ditë më parë nga Gjykata Kombëtare e Spanjës, të akuzuar për kryengritje.

Separatistët katalonas menduan se referendumi i zhvilluar do t’u jepte atyre më shumë liri nga Spanja, dhe jo më pak. Por, qeveria spanjolle filloi dje procesin ligjor për të kufizuar pushtetin vetëqeverisës të Katalonjës, si dhe njoftoi se synon të shkarkojë udhëheqësit lokalë dhe të marrë rajonin nën kontroll.

((JOSEPH COSTA, STUDIUES I SHKENCAVE POLITIKE))

“Mendoj se do të ketë mosbindje civile. Pala katalonase pro pavarësisë po përqëndrohet tek shmangia e dhunës”, thotë studiuesi i shkencave politike, Joseph Costa.

Qeveria rajonale e Katalonias thotë se referendumi i 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga Madridi, i ka dhënë mandatin për shkëputjen nga Spanja, por pezulloi shkëputjen e menjëhershme që të zhvilloheshin bisedime me Madridin.

Gjatë një mbledhjeje urgjente, qeveria në Madrid vendosi fillimin e procesit për zvogëlimin e pushtetit vetëqeverisës të Katalonjas. Ata synojnë të shkarkojnë zyrtarët rajonalë dhe të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve. Por, aktivistët e dalë në rrugë mbeten të vendosur.

Vetë katalonasit mbeten megjithatë të përçarë, siç demonstrohet nga flamujt e ndryshëm që valëviten në ballkonet e shtëpive.

“E di që jemi më të fortë së bashku dhe mendoj që prej problemeve ekonomike dhe krizës së një viti më parë, duhet të qëndrojmë së toku”, thotë Gitta, banore vendase.

“Tashmë është një çështje shumë e vështirë. Nuk e di”, thotë Lydia.

“Është çështje tepër e vështirë dhe nuk kam një qëndrim të qartë”, thotë Maria.

Senati në Madrid pritet të votojë këtë javë për planin e qeverisë spanjolle, duke shënuar kështu të parën herë që kufizohet vetëqeverisja e rajonit. Më pak se gjysma e popullsisë prej 7.5 milionë banorësh të Katalonias morën pjesë në referendum, megjithëse 90% e pjesëmarrësve votuan në favor të pavarësisë.

“Nëse partitë pro pavarësisë qëndrojnë të bashkuara, siç kanë premtuar, ka pak gjasa që qeveria spanjolle të zbatojë diçka”, thotë udhëheqësja separatiste, Tanya Verge.

Përplasja ndërmjet Katalonias dhe Madridit ka hyrë qartazi në një fazë tjetër kritike, me rreziqe më të mëdha për të dyja palët. Në përgjigje të Madridit, udhëheqësi separatist Carles Puigdemont akuzoi qeverinë spanjolle se kërkon të bëjë puç shteti në Barcelonë.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts