Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Matjani Vladimir Mara dhe Elizabeta Imeraj dy prokurorët e çeshtjes Tahiri

Matjani Vladimir Mara dhe Elizabeta Imeraj dy prokurorët e çeshtjes Tahiri

KMA NEWS / Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të gjitha faktet për ish-ministrin e Brendshëm, edhe pas mbërritjes nga Italia të dy dokumenteve tepër të rëndësishme. Mësohet se prokurorja Elizabeta Imeraj po merret me mbledhjen e fakteve. Ajo do të ndihmohet dhe nga prokurori tjetër Vladimir Mara.

Por kush është prokurorja Elizabeta Imeraj?

Ajo ka pasur çështjen e “Xhihadistëve”, të cilët kanë marrë dënimin maksimal nga drejtësia shqiptare. Po ashtu ka në dorë edhe Emiljano Shullazin, procesi gjyqësor i të cilit po shkon drejt fundit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit Saimir Tahirit, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Prokuroria thotë se kjo kërkesë vjen në vijim të hetimit të nisur për veprat e trafikut të narkotikëve të kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore.

Ndërkohë Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar përmes një statusi në Facebook dhe tregoi se do të flasë pas pak në “Opinion” aty ku sipas tij do të tregojë të gjithë të vërtetën për akuzuat e Prokurorisë.

“Te lutem me ndiq pas pak ne Opinion!!! Duhet e verteta e asgje me shume”,- thotë ai.

About The Author

Related posts